Vetëm në qershor, hotelet e Kosovës kishin mbi 37 mijë vizitorë

Agjencia e Statistikave të Kosovës (ASK) ka publikuar statistikat e Hotelerisë në Kosovë për muajin qershor 2022.

Në qershor 2022, pjesë e anketës ishin 209 hotele, që ushtrojnë veprimtari hoteliere në territorin e Kosovës.

Sipas anketës, numri i vizitorëve vendorë dhe të huaj ishte 37 292, prej tyre 30.59% ishin vizitorë vendorë dhe 69.41% ishin të jashtëm, ndërsa numri i net-qëndrimeve ishte 64 271, prej tyre 25.36% nga vendorët dhe 74.64% nga të huajt.

“Numrin më të madh të vizitorëve dhe net-qëndrimeve të tyre e pati rajoni i Prishtinës me 16 989 vizitorë dhe 29 626 net-qëndrime. Numri më i madh i vizitorëve të huaj përqendrohet në Prishtinë, Pejë, Prizren e kështu me radhë.Kurse, sa u përket vizitorëve të huaj, numri më i madh i tyre ishte nga Shqipëria, Gjermania, Turqia”, thuhet në njoftimin e ASK-së.

Më Shumë

Suhareka siguron rreth 4 milionë euro për ndërtimin e QKMF-së së re

Kryetari i Komunës së Suharekës, Bali Muharremaj, ka njoftuar se komuna ka siguruar një investim prej rreth 4 milionë eurosh nga Ministria e Shëndetësisë...

Dy çifte u kapën duke votuar në të njëjtën kabinë në Mamushë

Zëdhënësi i policisë për rajonin e Prizrenit, Shaqir Bytyqi ka bërë të ditur se procesi zgjedhor në këtë qytet, kryesisht ka pasur ecuri të...

Lajmet e Fundit