11.8 C
Prizren
E premte, 17 Maj, 2024

Veteranët: Studentët do të regjistrohen

OVL-Xhavit JashariVendimi i Rektorit të Universiteti të Prishtinës, që të mos lejojë regjistrimin e studentëve jashtë kritereve të konkursit, ka nxitur reagimin e drejtuesve të organizatave të luftës së UÇK-së.

Kryetari i shoqatës së dëshmorëve të UÇK-së, Xhavit Jashari, në një prononcim për Gazetën Tribuna ka thënë se ata nuk do të ndalen deri në realizmin e kërkesave të tyre.

Megjithatë, ai ka thënë se ende nuk kanë marrë asnjë përgjigje zyrtare nga ana e rektorit në lidhje me kërkesën e tyre.

“Ne ende nuk jemi njoftuar për vendimin e rektorit. Pasi të marrim njoftimin në lidhje me vendimin që ka marrë rektori, atëherë ne do të shohim se çfarë hapa do të marrim. Mirëpo, ne nuk do të ndalemi pa i realizuar të drejtat tona”, ka thënë Jashari.

Ai ka shtuar se memorandumi i cili parasheh regjistrin e studentëve të familjeve të kategorive të luftës ka bazë ligjore, dhe për respektimin e këtij memorandumi sipas Jasharit, rektori ka marrë edhe rekomandimin e Këshillit të Universiteti të Prishtinës.

Ndryshe, në një letër drejtuar ministrit të Arsimit, Arsim Bajramit, rektori i UP-së, Ramadan Zejnullahu ka thënë se në mbledhjen e mbajtur më 16.10.2014, Senati i Universitetit ka marrë vendim të pranohen të gjithë kandidatët nga familjet e dëshmorëve që kanë arritur pragun minimal të kalueshmërisë, gjithsej 79 studentë.

“Ndërkaq, në afatin e dytë të konkursit, Senati i Universitetit ka vendosur që tu jepen nga 5 pikë bonus të gjithë kandidatëve nga familjet e dëshmorëve dhe 50 kandidatë dhe 50 kandidatë janë regjistruar duke e shfrytëzuar këtë privilegj”, thuhet në letrën e Rektorit të UP-së, Ramadan Zejnullahu, dërguar ministrit të Arsimit, Arsim Bajrami.

Më Shumë

Specialja ia ndërpret paraburgimin Isni Kilajt, obligohet t’i japë 30 mijë euro dorëzani

Në Dhomat e Specializuara të Kosovës (DhSK) në Hagë është marrë vendim që t’i ndërpritet paraburgimi Isni Kilajt, ndonëse sipas tyre ende ekziston dyshimi...

Moti sot i vranët dhe me intervale me diell

Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës ka njoftuar se sot do të mbajë mot i vranët dhe me intervale me diell. Sipas këtij instituti, temperaturat maksimale të...

Lajmet e Fundit