14.2 C
Prizren
E shtunë, 14 Mars, 2026

Veteranët e UÇK-së: Ngritja e aktakuzës, tentim për t’i goditur bartësit e luftës

UCK-rreshtOrganizata e Veteranëve të Luftës së Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, ka reaguar ndaj vendimit të prokurorit të EULEX-it, për ngritje të aktakuzës ndaj disa ish-komandantëve dhe ushtarëve të UÇK-së, i njohur si rasti, Grupi i Drenicës.

“Ngritja e aktakuzës kundër bashkëluftëtareve tonë të ZO të Drenicës, argumenton tentimin e vazhdueshëm të EULEX-it për të goditur bartësit e luftës çlirimtare. Persekutimi i vazhdueshëm i luftëtarëve të lirisë nga EULEX, në fakt ka argumentuar se këta kanë vetëm një detyrë në Kosovë: njollosjen e luftës çlirimtare të kombit shqiptar në krye me Ushtrinë Çlirimtare të Kosovës, për të nxjerr përfituese Serbinë dhe bashkëpunëtorët e saj të shumtë në Kosovë”, thuhet në reagim.

Sipas veteranëve, aktakuza e ngritur kundër luftëtarëve të orëve të para të UÇK-së, bashkëluftëtarëve të Komandantit Legjendar Adem Jashari, prek vet lirinë dhe themelet e shtetit të Kosovës. Ata konsiderojnë se EULEX nuk është i interesuar aspak për drejtësinë, mori hapin e gabuar të radhës, për të kënaqur apetitet e Serbisë dhe bashkëpunëtorëve të regjimit të Milosevicit.

Organizata e Veteranëve të Luftës së UÇK-së kërkon që të ndërpriten këto procese të montuara politike dhe që luftëtarët e UÇK-së të lirohen menjëherë.

Siç dihet, sot prokurori italian, Maurizio Salustro, ka ngritur aktakuzë kundër Sami Lushtakut, kryetar i Skenderajt, Sabit Geci dhe Sahit Jashari, të cilët akuzohen për vrasje; ambasadorit Sylejman Selimi, Hysni Thaçit, Zeqir e Jahir Demakut, të cilët akuzohen për tortura në një burg të supozuar të UÇK-së në Likoc të Drenicës.

Më Shumë

Hajnat hyjnë në një shtëpi në Rahovec, marrin para dhe stoli ari

Një rast i vjedhjes së rëndë ka ndodhur mbrëmë në fshatin Patoqan të Ulët të Rahovecit. Sipas policisë në cak të hajnave kanë qenë stolitë...

Çmimet e derivateve në Kosovë,dizeli deri 1.60 euro, benzina deri 1.39 euro

Çmimet e derivateve në Kosovë kanë shënuar rritje të ndjeshme ditëve të fundit. Përfaqësuesit e naftëtarëve të Kosovës thonë se situata e tensionuar në...

Fshati që pret

Lajmet e Fundit