21.8 C
Prizren
E martë, 16 Gusht, 2022

Pse deshën të vetëdigjen dy persona para MPMS-së

DuamPunePas tentimit të vet-djegies së dy qytetarëve para MPMS-së, me qëllim të njoftimit real dhe objektiv të opinionit, MPMS përmes këtij njoftimi sqaron opinionin se në fillim të muajit prill (02.04.2013) ka nënshkruar një memorandum mirëkuptimi me KEK-un për ngritjen e shkallës së punësimit, zhvillimin e bashkëpunimit dhe bashkëveprimit.

Ky memorandum ka pasur për qëllim punësimin e një kontingjenti të caktuar të punëkërkuesve të regjistruar në zyrat e punësimit si të papunë, në KEK.

Po ashtu në këtë memorandum janë paraparë edhe kriteret për përzgjedhjen e punëkërkuesve, ku pos tjerash kriter është edhe mosha nën 40 vjeçare, duhet të jenë shfrytëzues të ndihmave sociale, gjithashtu duhet të jenë të regjistruar në zyrat e punësimit si punëkërkues.

Konform këtij memorandumi edhe është bërë shpallja publike në zyrat e punësimit, që gravitojnë në rrethinën e KEK-ut, siç janë Prishtina, Besiana, Fushë Kosova, Obiliqi, Mitrovica, Vushtrria dhe Skenderaj.

Pas pranimit të aplikacioneve, komisioni i përbashkët i MPMS dhe KEK ka bërë përzgjedhjen e kandidatëve në zyrat e punësimit dhe ka përzgjedh fillimisht të gjithë kandidatët që i kanë plotësuar kriteret e parapara sipas memorandumit të lartcekur. Në intervistë janë ftuar të gjithë aplikuesit.

Pas zhvillimit të intervistave me kandidatët aplikues, komisioni ka përzgjedhur 120 kandidatë të cilët i kanë plotësuar kriteret e parapara në memorandum.

Në mesin e të ftuarve në intervistë kanë qenë edhe këta dy qytetarë, që tentojnë të vet-digjen para MPMS-së. Këta persona nuk e kanë plotësuar kriterin e pikës V/1.3, që do të thotë se janë mbi moshën 40 vjeçare. Që të dy këta persona vazhdojnë në kontinuitet të jenë shfrytëzues të ndihmave sociale.

Komisioni intervistues gjatë intervistimit ka pasur kujdes se ata që do të pranohen të jenë fizikisht shumë të aftë për shkak të specifikave delikate të punës në KEK (lartësia ku do të zhvillohen punët, ambienti tejet i ndotur me pluhur, puna ekskluzivisht fizike etj), ku në mesin e shumë aplikuesve që nuk i kanë plotësuar këto kritere janë edhe këta dy persona.

MPMS-ja, lidhur me këtë rast, jane respektuar te gjitha procedurat Ljigjore dhe procedurale. /PrizrenPress.com/

Më Shumë

Çmim rekord i vezëve në Kosovë

Çmimi i vezëve në Kosovë nuk ka të ndalur. Rreth 20 centë është shtrenjtuar një komplet me vezë (30 copë) vetëm në ditët e...

PSG nuk i ndahet Leipzig-ut, dëshiron t’i “rrëmbejë” një tjetër mbrojtës

PSG transferoi këtë verë, Nordi Mukiele-n nga Leipzig-u. Por, ata thuhet se po përgatisin një tjetër blerje nga skuadra gjermane. Sipas francezes “L’Equipe”, kampionët e...

Lajmet e Fundit