4.9 C
Prizren
E diel, 22 Mars, 2026

Vetëvendosja feston sot bashkë përvjetorin e çlirimit të Kosovës dhe të themelimit të saj

Lëvizja Vetëvendosje organizon sot një tubim për të shënuar 21-vjetorin e çlirimit të vendit dhe 15-vjetorin e themelimit të Lëvizjes Vetëvendosje.

Tubimi do të mbahet në sheshin “Skënderbeu”, duke filluar nga ora 17:00 dhe VV thotë se manifestimi do të mbahet duke respektuar rekomandimet e IKShP-së.

Derisa për një tubim të tillë ka reaguar edhe ambasada amerikane në Kosovë, duke u bërë thirrje shtetasve të saj që të kenë kujdes, Albin Kurti ka thënë se tubimi është paqësor por që protesta do të ketë në ditët e tjera, meqë sipas tij, ato janë të pashmangshme.

Policia ka konfirmuar se organizatorët e kanë lajmëruar në këtë institucion mbajtjen e tubimit të sotëm, duke thënë se do të ndërmerr të gjitha veprimet konform Kushtetutës së Kosovës, ligjeve në fuqi, për të garantuar rendin dhe qetësinë publike, shëndetit publik, si dhe për të respektuar vendimet dhe masat e parapara ndaj pandemisë.

Më Shumë

Kapet me drogë në Morinë 33-vjeçari nga Prizreni

Policia e Shtetit ka njoftuar se në Pikën Kufitare të Morinës është arrestuar një shtetas nga Prizren, i dyshuar për tentativë të trafikimit të...

Arrestohet një person në Prizren, i gjenden marihuanë, kokainë dhe një thikë

Një person është arrestuar në Prizren nën dyshimin për posedim dhe shpërndarje të paautorizuar të narkotikëve. Sipas burimeve, rasti ka ndodhur më 17 mars 2026,...

Lajmet e Fundit