Anulimi i dasmave ju shpëton nga borxhet

Askush nga ne nuk do të shkojë në dasma këto kohë në të cilat po kalojmë. Në shumë shtete dhe qytete, ato që ne i shohim si dasmat tradicionale, me tubime të mëdha njerëzish, të gjitha janë ndaluar. Ne po jetojmë brenda një periudhe të përcaktuar nga zhgënjimet, debutimet në koncert që nuk do të ndodhin, nga shfaqjet që nuk do të fillojnë, nga karriera të ndaluara, nga ëndrrat e dasmave madhështore që nuk do të arrijnë kurrë përmbushjen.

Zhgënjimet e dasmave që nuk do të mbahen janë pa dyshim të dhimbshme. Por, e vërteta është se një rivlerësim i dasmës bashkëkohore tashmë ishte vonuar.

Në vitin 2019, industria e dasmave është, ose më saktë ishte, në vlerë të 70 miliardë dollarëve, shkruan “Guardian”. Dhe kjo është vetëm për Shtetet e Bashkuara. Ky shpenzim nuk e përfshin muajin e mjaltit. Ishte çmenduri e pastër. Shumë industri do të rishqyrtohen në vazhdën e mbylljes ekonomike dhe dasma duhet të jetë në krye të listës. Ashtu sikur industria e lundrimit, edhe kjo industri mendohet të shuhet.

Ceremonitë e martesave janë zvogëluar, ndërsa kostoja e dasmave ka qenë në shpërthim. Sot, rreth gjysma e amerikanëve të rritur janë të martuar. Në vitin 1960, tre të katërtat e amerikanëve ishin të martuar. Në vitin 1962, gjysma e 21-vjeçarëve ishin martuar. Në vitin 2019, ai numër kishte zbritur në 9 për qind. Në vitin 1962, 90 për qind e 30-vjeçarëve ishin martuar. Në vitin 2019, vetëm pak më shumë se gjysma e 30-vjeçarëve ishin martuar, pra numri i martesave kishte rënë dukshëm.

Më Shumë

50 aksidente trafiku dhe 2064 gjoba brenda 24 orëve

Policia e Kosovës ka njoftuar për statistikat e përgjithshme për 24 orët e fundit, gjatë të cilave janë regjistruar dhjetëra aksidente trafiku dhe janë...

Sot moti me diell dhe vranësira, temperaturat maksimale shkojnë deri në 30 gradë

Sot parashikohet të mbajë mot me diell dhe vranësira, ndërsa në ndonjë rajon pritet të ketë rrebeshe të izoluara shiu, të shoqëruara me disa...

Lajmet e Fundit