23.6 C
Prizren
E shtunë, 19 Korrik, 2025

Vetëvendosje fton koalicionin LDK-AKR-Alternativa për themelimin e qeverisë

Kandidati për kryeministër nga Vetëvendosje, Albin Kurti u ka bërë thirrje partive të koalicionit LDK-AKR-Alternativa dhe deputetëve të koalicionit PDK-AAK-Nisma për themelimin e qeverisë së re.

“Ftojmë të gjitha subjektet politike të koalicionit LAA dhe të gjithë deputetët brenda koalicionit PAN që janë kundër vazhdimit të regjimit të vjetër të na bashkohen në tryezë për të diskutuar për themelimin e qeverisë të drejtuar nga Lëvizja Vetëvendosje”, ka thënë Kurti, transmeton Telegrafi.

Kurti ka theksuar se VV-ja është e gatshme për themelimin e qeverisë së re.

““Ne jemi të gatshëm për ndërtimin e një qeverie të re të udhëhequr nga LVV. Qytetarët kanë votuar për ndryshim dhe ne e kemi dëgjuar mirë zërin e tyre”, ka thënë Kurti.

Ai ka thënë se më 11 qershor, Lëvizja Vetëvendose doli të jetë partia më e madhe në vend, dhe se dy koalicionet e tjera pësuan humbje të thellë. /Telegrafi/

Më Shumë

2045 gjoba trafiku në 24 orët e fundit

Gjatë 24 orëve të fundit në gjithë territorin e Kosovës janë shqiptuar 2045 tiketa trafiku nga Policia e Kosovës. Gjatë 24 orëve të fundit në...

Në Restelicë të Dragashit ndërtohet Magazina e Mbeturinave

Më shumë se 4 mijë banorë do të jenë përfitues të këtij projekti. Në Restelicë të Dragashit sot u bë pranim-dorëzimi i Magazinës së Mbeturinave,...

Lajmet e Fundit