8.5 C
Prizren
E enjte, 30 Prill, 2026

Vetëvendosje, LDK-së në Prizren: E keni humbur logjikën bashkë me besimin e qytetarëve

Lëvizja Vetëvendosje në Prizren thotë se LDK-ja në këtë qytet, dje shpifi rreth “keqpërdorimit të buxhetit të Komunës” .

Sipas  LVV-sw, LDK-ja përmes reagimit shpërfaqi mjerimin e vet.

“LDK-ja në Prizren edhe një herë e shpërfaqi mjerimin e vet, duke treguar se ky subjekt moti e ka humbur rrugën në oborr, e ka humbur logjikën, por edhe shpresën te qytetarët e Komunës së Prizrenit, sepse ka kohë që e ka humbur besimin e qytetarëve. Duke qenë e vetëdijshme për këtë, ky subjekt politik dje lëshoi një shpifje, se gjoja “po keqpërdoret buxheti i Komunës”, duke “blerë vota në këmbim me dy thasë miell””, thuhet në komunikatën e LVV-së në Prizren.

Por cila është e vërtet sipas LVV-së?

E vërteta është se:
1. Mielli i shpërndarë në këtë fshat nuk është blerë nga Komuna e Prizrenit, por është donacion i pranuar nga shoqata bamirëse “Jetimat e Ballkanit”. Pra, nuk ka keqpërdorim të buxhetit komunal.

2. DPMS-ja, veçanërisht gjatë tërë kohës së pandemisë, edhe kur drejtor i kësaj Drejtorie ishte nga radhët e LDK-së, vazhdimisht ka shpërndarë pako ushqimore dhe higjienike, si dhe për dru për ngrohje, edhe pse ishte fushata zgjedhore e vitit 2019.

Kjo nuk është hera e parë që LDK në Prizren po mundohet t’i vë në lajthitje qytetarët me shpifje dhe dezinformata në FB, për të fituar terren në kohë pandemie.

Reformat e filluara me qeverisjen e prof. dr. Mytaher Haskukës, nuk do të mund t’i ndalin dezinformatat e asnjë klani dhe të asnjë subjekti politik, sepse Prizreni do t’i vazhdojë ndryshimet.

 

Më Shumë

Arsimi në Prizren hyn në epokën digjitale me platformën “Flutura”

Arsimi në Komunën e Prizrenit ka hyrë në një fazë të re digjitale me lansimin e platformës LMS “Flutura”, e cila synon modernizimin e...

Këndi Amerikan në Prizren shënon 20-vjetorin e themelimit

Këndi Amerikan në Prizren ka shënuar sot 20-vjetorin e themelimit, në një ceremoni solemne me pjesëmarrjen e përfaqësuesve institucionalë dhe diplomatikë. Në aktivitet morën pjesë...

Lajmet e Fundit