13.2 C
Prizren
E diel, 15 Mars, 2026

Vetëvendosje! në Prizren/ Homazhe për dëshmorin Aziz Kelmendi

 

Lëvizja Vetëvendosje! në Prizren sot morri pjesë në homazhe në nderim të dëshmorit të kombit, Aziz Kelmendi.

Në këtë homazh i pranishëm ishte edhe ish deputeti Liburn Aliu.

“Në përfundim të homazheve, patëm kënaqësinë që të pritemi ngrohtësisht nga familja i heroit kombëtar”, thuhet në njoftimin e VV-së në Prizren.

Aziz Kelmendi u lind më 15 janar 1967.

Ai vdiq në Paraçin më 3 shtator 1987.

Ishte ushtar i Ushtrisë Jugosllave, i cili më 3 shtator të vitit 1987 pas shumë fyrjeve dhe shumë maltretimeve nga serbët, me pushkë automatike vret katër rekrutë të JNA-së.

Kjo ngjarje qe ka ndodhur është e njohur si masakra e Paraçinit.

Pas këtij incidenti, Aziz Kelmendi iku dhe u fsheh afër një kodre që quhej kodra e karagjorhjes dhe gjindej afër kazermës ku pastaj u rethua nga policia ushtarake e JNA-së. Pas disa ore perleshje te armatosur, bie heroikisht./PrizrenPress.com/

Më Shumë

Gjendet i vdekur Alush Kastrati nga Rahoveci

Është gjetur i vdekur Alush Kastrati, 80 vjeçari nga fshati Zatriq i Rahovecit i cili ishte shpallur i zhdukur nga data 7 mars. Lajmin për...

Haxhi Avdyli ia ‘mbyll derën’ LDK-së: Jam pjesë e grupit parlamentar të LVV-së

Deputeti nga radhët e Partisë Guxo, Haxhi Avdyli, që u reshtua në krah me presidenten Vjosa Osmani, ka hedhur poshtë kategorikisht mundësinë e rikthimit...

Lajmet e Fundit