22.8 C
Prizren
E martë, 7 Maj, 2024

Veton Latifi sjell ‘Shekullin e ri të politikës shqiptare’

Shekulli i ri të politikës shqiptare-Veton LatifiShtëpia Botues “Toena” hodhi në qarkullim librin “Shekulli i ri i politikës shqiptare” të autorit Veton Latifi.

“Shekulli i ri i politikës shqiptare” është ai lloj studimi në fushën politikës që synon të përpunojë, të identifikojë dhe pasqyrojë sa më objektivisht vlerat, parimet, filozofinë dhe kulturën politike shqiptare gjatë njëqind viteve të kaluara, duke hulumtuar njëkohësisht parametrat e duhura të modernizimit të politikave publike të shqiptarëve në të ardhmen.

Ky libër nuk pretendon ndonjë përsëritje të trajtimit apo ritrajtimit të rrethanave shoqërore e politike të luftës së shqiptarëve për pavarësi apo të drejtave të tyre, por të shkojë përtej kësaj, duke synuar që të merret me karakteristikat e vlerat konkrete të politikës shqiptare në mënyrë të përgjithësuar brenda dhe jashtë Shqipërisë, duke u përqendruar në identifikimin dhe zbërthimin e tipareve kryesore të përgjithshme të kulturës dhe filozofisë politike shqiptare, me një objektiv që të sublimohen ato vlera e parime që e dimensionojnë procesin e politikës shqiptare, në përgjithësi, që nga Pavarësia e Shqipërisë e deri në periudhën pas Pavarësisë së Kosovës.

Gjithashtu synon që të arrijë sa më afër përgjigjes se cilat janë ato tipare dhe ide filozofike që i formësojnë përmasat e kulturës politike shqiptare gjatë një shekulli të plotë si dhe, nga ana tjetër, synon të nxjerrë në pah rekomandime konkrete se çfarë duhet të ndryshojnë shqiptarët në të ardhmen në diskursin e tyre politik, kryesisht të elitave aktuale, shpeshherë zhgënjyese dhe retrograde.

Prof. dr. Veton Latifi është profesor i marrëdhënieve ndërkombëtare dhe shkencave politike në Universitetin e Evropës Juglindore në Maqedoni.

Libra të tjerë nga i njëjti autor:

• “NATO and the EU: New Relations in Crisis Management”
• “Politikologjia”
• “Lidershipi politik”
• “Konceptet e demokracisë”
• “Negocimi si teknikë parësore për zgjidhjen e konflikteve”
• “Institucionet politike”
• “Teoritë e shkencave politike” etj.

Më Shumë

Kompleksi ‘Newco Elan’ ofron banesa të ëndrrave tuaja në zemër të Prizrenit

Kompleksi afarist-banesor 'Newco Elan' , po e ndryshon përvojën e banimit në Prizren. Ky kompleks ofron banesa me cilësi të lartë të banimit, duke ju...

Vdes tragjikisht në vendin e punës mërgimtari 30-vjeçar nga Malisheva

Ka humbur jetën tragjikisht në vendin e punës në Belgjikë, 30-vjeçari, Arian Gashi. I ndjeri ishte nga qyteti i Malishevës. 30-vjeçari humbi jetën mëngjesin e sotëm...

Ballkani mban kreun

Lajmet e Fundit