10.8 C
Prizren
E diel, 28 Prill, 2024

Video nga momenti kur hajnat tentojnë të thyejnë bankomatin në Suharekë

Në mëngjesin e kësaj të diele katër persona të maskuar kanë tentuar të plaçkisin filialën e bankomatit të TEB’it në Suharekë.

Rastin e ka konfirmuar edhe Zëdhënësi i Policisë së Kosovës për rajonin e Prizrenit, Shaban Osmanollaj, i cili tha se sot rreth orës 3:45, të dyshuarit përdorën eksploziv për të thyer derën hyrëse të bankës.

Ai ka bërë të ditur që sipas informatave nga TEB, të dyshuarit nuk kanë arritur të marrin mjete nga banka.

Gazeta Express, ka siguruar video nga momenti kur grabitësit tentojnë të thyejnë bankomatin e më pas largohen:

Më Shumë

Moti sot: Shi dhe vranësira

Për të premten parashikohet të mbajë mot me diell dhe vranësira, ndërsa lokalisht priten reshje të pakta shiu. Era do fryjë drejtimesh të ndryshme me...

Reshjet e borës e bëjnë me “bardhësi” Prevallën (VIDEO)

Pas reshjeve të shpeshta të shiut që kanë rënë këto ditë, kanë nisur edhe ato të borës. Lexues të Klankosova.tv kanë dërguar video nga Prevalla...

Lajmet e Fundit