Vidhen dy vetura luksoze në Suharekë

Një qytetar nga Bllaca e Suharekës e ka informuar Policinë se në mëngjesin e sotëm i janë vjedhur dy vetura, shkruan PrizrenPress.

Një veturë BMW-X5 me targa italiane dhe një tjetër GOLF-7 me targa vendore kishin qenë të parkuara njëra në oborrin e shtëpisë, tjetra në parkingun e restorantit, pronë e familjes, kur hajnat i morrën me vete.

“Gjatë orëve të natës, të dyshuar të panjohur pasi kishin hyrë në katin e parë të shtëpisë, kishin kryer kontroll dhe kishin vjedhur ca para dhe çelësat e veturave me të cilat janë larguar në drejtim të panjohur”, njofton zëdhënësi i Policisë për Rajonin e Prizrenit, Hazir Berisha, përmes një komunikate për media.

Vlera e veturave, sipas ankuesit, është njëra 12000 dhe tjetra 27000 euro.

“Hetues policorë po punojnë për zbardhjen e rastit”, ka bërë me dije Berisha. /PrizrenPress.com/

Më Shumë

Në përvjetorin e ndarjes nga jeta, Prizreni kujton Bekim Fehmiun

Prizreni do të kujtojë figurën e aktorit të madh shqiptar, Bekim Fehmiu, në përvjetorin e ndarjes së tij nga jeta, përmes aktivitetit përkujtimor “Një...

Rreth 23 mijë nxënës testohen më 26 qershor në Testin e Arritshmërisë

Rreth 23 mijë nxënës, do t’i nënshtrohen Testit të Arritshmërisë që mbahet më 26 qershor. Edhe këtë vit ky test do të organizohet vetëm...

Lajmet e Fundit