7.4 C
Prizren
E mërkurë, 11 Shkurt, 2026

Vihet gurthemeli i shkollës së re në Krushë të Vogël

Kryetari i Komunës së Prizrenit, Mytaher Haskuka dhe drejtoresha e Drejtorisë Komunale të Arsimit, Xhemile Thaçi Vezgishi sot kanë bërë vënien e gurthemelit të shkollës së re në Krushë të Vogël.

Shkolla e re do të ketë një sipërfaqe prej 1,880 m², me 9 klasa mësimi, biblioteka e kabinete për biologji, kimi, fizikë dhe informatikë, me hapësira e kushte moderne, të cilat do të ngrisin cilësinë në mësimdhënie e mësimnxënie.

Duke theksuar se Krusha e Vogël ka dhënë shumë për Prizrenin dhe Kosovën dhe e meriton më të mirën, kryetari Haskuka ka shprehur se “Kemi filluar dhe së shpejti do të përfundojmë projektet për përkujtimin e së kaluarës së lavdishme të këtij vendi, Memorialin dhe Kompleksin e Varrezave të Martirëve. Kurse sot kemi vënë një gurthemel, për të ardhmen e këtij vendi, pra fëmijët, të cilët janë garancë për zhvillimin e një shteti.
Përgjatë këtyre katër viteve ka përfunduar ndërtimi dhe renovimi i tërësishëm i 10 objekteve shkollore, ndërkaq po vazhdojnë punimet për ndërtimin e 6 shkollave dhe anekseve të reja. Po ashtu kemi ndërtuar apo renovuar edhe 9 salla dhe fusha sportive nëpër shkolla. Fëmijët tanë, tanimë kanë edhe nyje sanitare të rregulluara, e shujta dhe dollape nëpër shkollat e tyre. Kemi punuar shumë, por do të punojmë edhe më shumë, që çdo fëmijë e komunës sonë të vijojë mësimin në kushte të barabarta dhe kualitative”.

Më Shumë

Zyrtare: Ismet Munishi, trajner i Lirisë

Liria ka zyrtarizuar emërimin e Ismet Munishit në krye të skuadrës.   Trajneri i njohur kosovar vjen si pasues i Liridon Lecit, i cili u shkarkua...

NPL Eko-Theranda në aksion pastrimi nga Malësia e Re deri në Carralevë

Ndërmarrja Publike Lokale Eko-Theranda ka nisur një aksion pastrimi në brezin rrugor nga Malësia e Re deri në Carralevë, në kuadër të aktiviteteve të...

Lajmet e Fundit