6.2 C
Prizren
E martë, 10 Shkurt, 2026

Visar Zhiti fitues i “Netëve korçare të poezisë”

Visar Zhitiaa“Netët korçare të poezisë”, të organizuara në qytetin e Korçës nga Bashkia dhe Biblioteka “Thimi Mitko” si dhe nga Klubi i shkrimtarëve “Bota e Re”, tashmë janë bërë traditë e njohur në vend.

Poetët e ftuar nga Shqipëria e Kosova, Maqedonia e Mali i Zi, por dhe më gjerë, nga Ballkani, Greqia e Bullgaria, Rumania e Bosnje-Hercegovina, Turqia, etj, mblidhen, njohin Korçën dhe traditat qytetare dhe lexojnë poezitë e tyre gjatë tre netëve. Edicioni i 18-të, tashmë ndërkombëtar, u mbyll me recitime të shumta nga 40 poetët e ftuar. Si zakonisht veprimtaritë ishin të ndryshme, takime e vizita, përurime veprash dhe debate mbi poezinë dhe kohën si dhe dhënie çmimesh e shëtitje nëpër Korçën e bukur.

Fituesi i sivjetshëm i “Kurorës së Poezisë” u shpall shkrimtari Visar Zhiti me motivacionin: “Për shpirtin e palodhur artistik me të cilin është afirmuar në karrierën e gjatë krijuese”. Trofeun ia dha drejtori i festivalit, poeti korçar Skënder Rusi. Sipas ritualit, në prani të të ftuarve, poeti Visar Zhiti mbolli “pemën e poezisë”, aty në pyllin e vogël ku blerojnë dhe pemët e fituesve të mëparshëm në netët e korçare të poezisë, si Dritëro Agolli, Dhori Qirjazi, Moikom Zeqo apo poeti i njohur grek Dinos Kubatis.

“Vetë jeta futet në poezi dhe poezia patjetër që futet në jetë, duke u bërë pjesë e saj”, tha ndër të tjera shkrimtari Visar Zhiti,duke shtuar se deri sa të jetë njeriu, do të jetë dhe poezia e tij. Që në natën e parë të këtij aktiviteti, janë promovuar dy librat e rinj të poetit të njohur korçar Skënder Rusi. Lirikat e tij të veçanta u përcollën nën interpretimin e aktorëve të teatrit “Andon Zako Çajupi” Zamira Kita, Ligoraq Riza, Blerta Belliu e Shkëlqim Jaupi, ndërsa janë duartrokitur mes emocionesh nga pjesëmarrësit.

Më Shumë

Rahoveci prezanton qendrën e re

KB Rahoveci 029 ka zyrtarizuar përforcimin më të ri në radhët e skuadrës, duke prezantuar qendrën amerikane Naheem McLeod. Basketbollisti me gjatësi 2.24 metra pritet...

Bashkimi ndan rrugët me T.J. Bickerstaff

Me marrëveshje të dyanshme, KB Bashkimi ka përfunduar bashkëpunimin me basketbollistin T.J. Bickerstaff. Lajmi është bërë i ditur nga vetë klubi përmes një njoftimi zyrtar,...

Lajmet e Fundit