7.8 C
Prizren
E premte, 19 Prill, 2024

Vitia: Vaksina është e sigurt, mos u frikësoni

Ani pse vaksinimi ndaj qytetarëve ende s’ka filluar, ministri i Shëndetësisë, Arben Vitia, u ka bërë thirrje që të mos frikësohen dhe të mos hezitojnë në marrjen e vaksinës anti-COVID.

Ai në Qendrën “1 Tetori” ka deklaruar se deri tani janë vaksinuar 3.100 nga personeli shëndetësorë, ndërsa të moshuarit e moshës 80-vjeçare do vaksinohen në fundjavë.

Vitia ka deklaruar se po punojnë për sigurimin e kontingjentit tjetër të vaksinës, derisa ka vizituar punonjësit shëndetësorë në këtë Qendër me presidenten Vjosa Osmanin.

“Procesi po shkon mirë, shpërndarja është bërë edhe në komunat e tjera. Ne nga dita e parë kemi intensifikuar përpjekjet tona për sigurimin e vaksinave tjera dhe presin që ky kontingjent të vijë dhe ky proces i realizuar aq mirë, t’u jap mundësi dhe të vazhdojë deri në vaksinimin e plotë”, ka thënë ajo.

Ministri i Shëndetësisë ka potencuar se plani i vaksinimit është hartuar dhe janë të gatshëm për fillimin e vaksinimit, pas ardhjes së kontingjentit të dytë.

“Një nga punët e para që kemi bërë është shtimi i numrit të inspektorëve. Do ketë shtim shtesë por pavarësisht punës që bëjnë inspektorët, është përgjegjësi e qytetarëve. S’ka numër të inspektorëve që mund t’i inspektojnë të gjitha aktivitetet tona dhe dëmet që mund t’ia shkaktojnë shoqërisë”, ka përfunduar ai.

Kosova deri tani ka përfituar vetëm 24.000 doza të vaksinës AstraZeneca derisa është vendi i fundit në Evropë që ka filluar vaksinimin. Në vende të Evropës është pezulluar përdorimi i AstraZenecas pas raportimeve për mpiksje të gjakut.

Më Shumë

Aksident në Prizren

Një aksident trafiku ka ndodhur dje në Prizren. Aksidenti ka ndodhur mes dy veturave. Përveç dëmeve të vogla materiale nuk raportohet për të lënduar. Marketing             Kliko https://www.facebook.com/PrizrenPress/videos/811508783644404 https://prizrenpress.com/ndermarrja-3d-fesali-ne-prizren-partneri-me-i-besueshem-per-cdo-projekt-ndertimi/ https://prizrenpress.com/mat-moto-sjell-motocikleta-elektrike/   https://prizrenpress.com/eli-edona-mobilieria-me-oferta-me-te-mira-ne-prizren/ https://prizrenpress.com/guraziu-ne-prizren-me-20-vjet-pervoje-pune-ne-vendosjen-e-dyerve-laminatit-parketit-kuzhinave-dhe-dhomave-te-fjetjes/ https://prizrenpress.com/adi-plast-ne-prizren-nje-emer-i-njohur-ne-tregun-e-kosoves-dhe-nderkombetar-per-vendosjen-e-dyerve-dhe-dritareve/ https://prizrenpress.com/banesa-ne-shitje-nga-renelual-tahiri/  

Hapet në Prizren edicioni parë i Shkollës për Diplomaci të Diasporës

Në Prizren u hap edicioni i parë i Shkollës për Diplomaci të Diasporës, organizuar nga Akademia Diplomatike e Ministrisë së Punëve të Jashtme dhe...

Lajmet e Fundit