13.7 C
Prizren
E mërkurë, 24 Shtator, 2025

Vodhi 6 pako qumësht pluhur në një market në Malishevë, nxirret urdhëresë që i akuzuari të sillet me detyrim në seancë

Gjykata Themelore në Gjakovë, dega në Malishevë, ka lëshuar urdhëresë për sjellje me detyrim ndaj të akuzuarit për vjedhjen e gjashtë pakove qumësht pluhur, F.A.

Një vendim i tillë u mor pasi i njëjti mungoi në seancën fillestare që ishte caktuar të mbahej të martën, raporton “Betimi për Drejtësi”.

Gjykatësi Lulzim Paçarizi ka njoftuar se i akuzuari është ftuar me urdhëresë pasi që në adresën e dhënë në urdhëresë nuk është gjendur nga policia.

“Nuk prezanton i akuzuari F.A, për të cilin Stacioni i Policisë në Fushë Kosovë përmes e-mailit zyrtar gjykatën e ka informuar se në këtë adresë nuk është gjetur, mirëpo sipas rrugës operative kanë konstatuar se i njëjti banon në rrugën “Metush Krasniqi”, në Vushtrri”, tha gjyqtari Paçarizi.

Prezent në sallë të gjykimit ishin prokurori Anton Hasanaj dhe përfaqësuesi i marketit të dëmtuar në Malishevë, Burim Bytyqi.

Në mungesë të kushteve ligjore, seancën tjetër gjykatësi Paçarizi e ka caktuar të mbahet më 3 mars 2022, për të cilën tha se i akuzuari do të ftohet me detyrim përmes Stacionit Policor në Obiliq.

Sipas aktakuzës së ngritur në mars të 2021-ës nga Prokuroria Themelore e Gjakovës F.A akuzohet se kishte vjedhur gjashtë pako qumësht pluhur në një market në Malishevë.

Në aktin akuzues thuhet se i akuzuari në ditën kritike hynë në supermarket dhe i merr gjashtë pako qumësht pluhur të llojit “Aptamil” dhe të njëjtat i vendos në dy qese plastike, të cilat i nxjerr nga gjepi e më pas del pa i paguar dhe largohet me shpejtësi nga aty.

Në aktakuzë thuhet se i akuzuari me këto veprime të dëmtuarës në Malishevë i ka shkaktuar dëm material në vlerë prej 108 euro.

Më këtë, ai po akuzohet se ka kryer veprën penale “Vjedhje” nga neni 313, paragrafi 1, të Kodit Penal të Kosovës, e cila vepër dënohet me gjobë dhe me burgim deri në tre vjet. /BetimipërDrejtësi

Shënim: Personat e përmendur në këtë artikull konsiderohen të pafajshëm, përveç nëse nga gjykata vërtetohet se janë fajtorë me vendim të formës prerë

Më Shumë

Gentrit Halili rinovon me Ballkanin deri në vitin 2028

FC Ballkani ka njoftuar se mbrojtësi 23-vjeçar Gentrit Halili ka zgjatur kontratën e tij me klubin deri në vitin 2028, raporton PrizrenPress. Halili është pjesë...

Aulona Muhadri, kapitenja e re e Kombëtares së Kosovës në basketboll

Në kuadër të lansimit të programit të ri “Basketbolli 3.0”, të organizuar nga Federata e Basketbollit të Kosovës mbrëmjen e së mërkurës, është bërë...

Lajmet e Fundit