7.8 C
Prizren
E shtunë, 20 Prill, 2024

“BB7”, Katerina: Xhuli më kërcënoi, mendon se e ndava nga Arditi

90512Trinomi Xhuli, Arditi, Katerina ka fituar vëmendjen e publikut pasi pas ndarjes së çiftit të “Big Brother”, mediat nxituan të publikonin se shkak për këtë ndarje ishte bërë ‘uragani’ Katerina. Vetë ish banorja e revoltuar hedh poshtë këtë lajm, duke sqaruar raportin e saj me Arditin. Për Katerinën kjo situatë e ka kaluar normalen, që në momentin që situata ka kaluar në kërcënime nga ana e Xhulit. Më tej ish banorja shumë e përfolur e “Big Brother” rrëfen se si u shkatërrua marrëdhënia me ish-mikeshën, Xhulin. Sa i përket Arditit, Katerina shprehet se ai e ka zëvendësuar Xhulin me 100 femra të tjera. 
Kohët e fundit jeni përfolur për raportin tuaj me Arditin, çfarë raporti keni ju të dy?
I kam ndjekur mediat që kanë folur shumë për mua dhe për një lidhje të hamendësuar me Arditin. Unë kam reaguar mjaft e revoltuar ndaj këtyre thashethemeve në një status në “Facebook”. Kam deklaruar që nuk kam asgjë me Arditin, përveçse një raporti miqësor. 
Pse mendoni se kanë qarkulluar këto thashetheme rreth jush dhe Arditit? 
Nuk e di pse njerëzit dëshirojnë kaq shumë që unë dhe Arditi të kemi një lidhje së bashku. Ndoshta fakti që unë dhe Arditi kishim një miqësi të ngushtë edhe brenda shtëpisë ka bërë që të dukemi si çift. 
Tani që Arditi është ‘single’, a ka një flirt mes jush? 
Absolutisht që jo. Ne ishim dhe vazhdojmë të mbetemi miq të mirë. Nuk ka një flirt mes nesh sado që përflitet. Unë dhe Arditi pimë kafe, flasim për jetën tonë, për projektet, por asgjë më shumë. Dua të sqaroj se unë e kam një person në zemër dhe nuk bëhet fjalë për djaloshin që gazetat kanë shkruar. Kam një lidhje, por nuk dëshiroj ta bëj publike. 
Si kanë qenë raportet tuaja me Xhulin tani që është ndarë nga Arditi? 
Nuk kemi ruajtur relata të mira. Xhuli më akuzon mua si përgjegjëse për prishjen e marrëdhënies së saj. Madje kam pasur disa konflikte me të dhe me mamanë e saj. Edhe sot Xhuli më ka telefonuar duke më ofenduar me fjalët më të rënda dhe duke më kërcënuar. Po kjo nuk është më e rënda, më pas edhe mamaja e saj më ka telefonuar duke më thënë fjalë nga më të ndyrat. Ofendonte dhe bërtiste pa fund, madje më shumë se Xhuli, duke sharë si mua ashtu edhe Arditin. Të them të drejtën u habita nga mamaja e saj, pasi nuk ka moshën dhe statusin për një sjellje të tillë. Zgjodha mos të reagoja për respekt ndaj moshës së saj, por e gjitha kjo e ka tejkaluar masën. Unë nga ana ime nuk dua ta zgjas më këtë situatë të pavlerë. Ndaj do t’u thoja atyre vetëm të më lënë të qetë në mos do të përballen me pasojat. Unë kam projektet e mija, qëllimet e mia dhe nuk kam kohë të merrem me Xhulin. 
Pse mendoni se Xhuli ju fajëson ju për ndarjen nga Arditi? 
Xhuli ka qenë xheloze për miqësinë time me Arditin që brenda në shtëpi. Edhe jashtë kur çifti ishte bashkë, nuk e lejonte Arditin që të më takonte, kjo ka qenë edhe arsyeja pse ishim larguar disi. Ditën që janë ndarë Xhuli më ka shkruajtur duke më thënë “ti paske pritur ndarjen tonë që të hidheshe në krahët e Arditit”. Xhelozinë e saj e kam ndjerë që në fillim, ndaj dhe më fajëson mua për ndarjen. 
U duk se gjatë ‘Big Brother’ ju të dyja ishit mikesha, çfarë ndodhi? 
Edhe unë kështu mendova, por jashtë Xhuli u bë shumë posesive ndaj Arditit dhe shumë xheloze ndaj meje. Vinte rrallë në takimet që organizonim ne ish banorët dhe kur vinte rrinte gjithnjë e vëmendshme se mos afrohesha me Arditin. E kuptova që nuk ishim më mikesha, përkundrazi unë e shqetësoja. 
Si e keni parë ju si mikesha e Arditit lidhjen e tij me Xhulin? 
Nuk jam prononcuar kurrë për lidhjen e tyre dhe nuk do ta bëj tani. Për mua pak rëndësi ka historia e tyre. 
Si po e kalon Arditi ndarjen, e mendon rikthimin? 
Arditi a po e mendon rikthimin?! Po Xhuli ishte zero që kështu nuk ka sesi ta mendojë rikthimin. Përkundrazi Arditi po e shijon kohën si beqar. Ka një numër të madh fansesh që rrinë gjithë ditën tek bari i tij, ka 100 vajza nga pas. Që kështu Xhuli i përket të shkuarës për Arditin. 
Ku do ta kalojë verën Katerina? 
Kam përshtypjen se do të jetë një verë e gjatë dhe e bukur. Kam ndërmend të pushoj me miqtë e mi dhe të shijoj momentin. Plazh dhe vetëm plazh do të jetë sezoni i verës për mua. 
A do të kemi surpriza në shtator nga ju? 
Shpresoj shumë që po. Kam marrë deri tani disa oferta për të punuar në televizion. Unë shpresoj që të realizoj ëndrrën time dhe të jem pjesë e ekranit. 

Më Shumë

Moti sot me temperatura deri në 30 gradë Celsius

Instituti Hidrometerologjik i Kosovës ka bërë të ditur se gjatë ditës së sotme do të ketë mot kryesisht me diell. Sipas njoftimit të këtij instituti,...

U tha se u nda me të dashurën pasi flirtoj më njërën nga vajzat në ‘’Ferma Vip’’, reagon Robert Berisha

Robert Berisha është njëri nga meshkujt shqiptar, që përmendet më së shumti për lidhjet e tij të dashurisë. Së fundmi ai ishte pjesë e Reality...

Lajmet e Fundit