15.3 C
Prizren
E diel, 3 Maj, 2026

Isa përballë KP të LDK-së

isa mustafa 3Isa Mustafa nuk e kishte konsultuar Këshillin e Përgjithshëm të LDK’së, siç e parasheh Statuti i Partisë, kur ka nënshkruar Marrëveshjen e Koalicionit me AAK’në dhe Nismën për formimin e Qeverisë së Kosovës.

Neni 24, Pika 5, i Statutit të LDK’së, thotë se Këshilli i Përgjithshëm “vendos për koalicionet para dhe pas zgjedhore në nivel qendror”, por dy ditë pas zgjedhjeve të 8 qershorit Isa Mustafa ka nënshkruar Marrëveshje Koalicioni, pa marrë pëlqimin e organit më të lartë të partisë.
Sidoqoftë, ai ka marrë mbështetjen e Kryesisë dhe Degëve të LDK’së, ndërsa për fjalën finale do t’i drejtohet sot edhe Këshillit të Përgjithshëm – para se të nisë krijimi i institucioneve, Kuvendi dhe Qeveria.

Marrëveshja, postin e Kryeministrit ia rezervon Liderit të AAK’së, Ramush Haradinajt, i cili në zgjedhjet e qershorit ka fituar 9 për qind, ndërsa Isa Mustafës ia jep postin e Kryeparlamentarit, i cili nuk është e sigurt që ligjërisht do të mund t’i takojë.
Për këtë, në takimin e sotëm priten diskutime.

Deputeti i zgjedhur i LDK’së, Arben Gashi, duke folur për Koalicionin Opozitar, ka thënë mbrëmë në Interaktiv të KTV’së se LDK ka bërë zgjidhje pragmatike, duke pamundësuar formimin e një Qeverie nga PDK. Por, sipas tij, qeverisja më e mirë do të ishte nga LDK.
“Unë mendoj se LDK, në situatën në të cilën gjendet, është dashur të bëjë një zgjidhje pragmatike.”

“Nuk jam i kënaqur me rezultatin zgjedhor dhe me koalicionin, pasi mendoj se Qeveria duhej të udhëhiqej nga LDK”.

Gashi ka pohuar se në Këshillin e Përgjithshëm të LDK’së do të flasë lidhur me këtë. E, sipas tij, ka edhe të tjerë në LDK që ndajnë mendim të ngjashëm me të.

Më Shumë

Nderohet vepra e dëshmorit Sinan Thaçi, në 27-vjetorin e rënies heroike

Është kujtuar sot vepra dhe sakrifica e dëshmorit të kombit, Sinan Thaçi, në 27-vjetorin e rënies së tij në Betejën e Koshares. Homazhet u zhvilluan...

Nis sonte Hasi Jehon 2026 në Gjonaj

Sonte hapet edicioni i 37-të i festivalit folklorik “Hasi Jehon 2026”, një nga ngjarjet më të rëndësishme kulturore në rajonin e Hasit. Festivali do të...

Lajmet e Fundit