18.8 C
Prizren
E diel, 19 Maj, 2024

Vrau veten para militantëve, piloti rus shpallet hero

Mediat ruse kanë përgëzuar një pilot të vrarë në Siri si një hero, duke thënë se ai kishte shpërthyer një granatë për të mos u kapur nga xhihadistët që kishin rrëzuar avionin e tij.

Fjalët e fundit të Roman Filipov ishin: “Kjo është për djemtë”.

Piloti raportoi në radio se ishte goditur nga një raketë, përpara se të hidhej nga aeroplani.

Aeroplani i tij Suhoi-25 u rrëzua mbi provincën Idlib të mbizotëruar nga rebelët. Ai u hodh me katapultë, por ra në një zonë të kontrolluar nga rebelët.

TV Zvezda, e cila kontrollohet nga ministria e mbrojtjes e Rusisë, tha se piloti u nderua pas vdekjes me medaljen e Heroit të Rusisë, e njohur edhe si Ylli i Artë.

BBC nuk ka qenë në gjendje të verifikojë në mënyrë të pavarur se si u morën këto informacione.

Grupi i monitorimit me bazë në Mbretërinë e Bashkuar, Observatori Sirian për të Drejtat e Njeriut më herët tha se luftëtarët kishin kapur pilotin dhe më vonë e kishin vrarë atë.

Më Shumë

Dueli i tretë final mes Trepçës dhe Yllit

Trepça dhe Golden Eagle Ylli do të përballen në ndeshjen e tretë të serisë finale të play-offit në Superligën e Kosovës në basketboll. Pas dy...

Shpallja e finalistit të dytë, Juli dhe Meritoni në televotim kokë më kokë

Juli dhe Meritoni janë në televotim kokë më kokë, ku njëri prej tyre do të jetë finalisiti i dytë. Të martën njëri prej banorëve të...

Lajmet e Fundit