8.7 C
Prizren
E hënë, 30 Mars, 2026

Vritet ‘Mbreti Spathi’, krahu i djathtë i Sadamit

Lideri militant në arrati, Izat Ibrahim Al- Duri, që njihej edhe si krahu i djathtë i ish- liderit të Irakut, Sadam Hysein, është vrarë.

Lajmin e kanë konfirmuar zyrtarët irakianë.

Ata thanë se ai vdiq duke luftuar në provincën Salahudin.

Mbështetësit e tij kanë mohuar lajmin.

Sipas BBC, Al- Duri, 72 vjeç, udhëhiqte një grupim kryengritësish, që shërbente edhe si forcë kyçe në rritjen e ndjeshme të Shtetit Islamik.

Ai ishte zëvendësi i Sadam Hysein, që u rrëzua nga pushteti në vitin 2003, pas pushtimit amerikan të Irakut.

Hysein u ekzekutua në vitin 2006.

Al-Duri shihej si një figurë shumë e rëndësishme gjatë regjimit të Hysein dhe për kokën e tij ishte vënë një shumë prej 10 milionë dollarë.

Ai njihej edhe si Mbreti Spathi, për shkak se SHBA kishte përdorur sistemin e letrave të bixhozit për të bërë renditjen e njerëzve më të kërkuar të regjimit.

Mendohet se ai është vrarë së bashku me 9 truproja të tij.

Më Shumë

Masakra e Krushës së Madhe, Latifi: Rrënjët e lirisë thellohen nga gjaku që u derdh

Në Krushë të Madhe po mbahet tubim dhe homazhe në 27-vjetorin e vrasjes së 243 personave, ndërsa 893 shtëpi private dhe shoqërore u dogjën...

Liria në kërkim të pikëve të reja në Istog

Liria do të vazhdojë garën në Raiffeisen Liga e Parë me një transfertë të rëndësishme ndaj Istogut, në kuadër të javës së 26-të të...

Lajmet e Fundit