9.3 C
Prizren
E diel, 15 Shkurt, 2026

VV: Ndryshimi është shumë pranë, dilni votoni

VV-logo9-09Lëvizja Vetëvendosje! i falënderon të gjithë qytetarët që në të gjitha komunat e Kosovës kanë dalë të votojnë në përqindje të mira e të larta, deri në orën 15:00. Sipas VV-së, marrja pjesë në zgjedhje e bën më të vështirë misionin e atyre që dëshirojnë të manipulojnë rezultatet, kështu që është detyrë e secilit qytetar të ushtrojë të drejtën e tij me përgjegjësi individuale, por edhe me përgjegjësi për të ardhmen tonë të përbashkët.

“Gjer më tash procesi i votimit është nën kontroll, dhe të gjithë vëzhguesit dhe komisionerët e Lëvizjes Vetëvendosje! janë në nivelin e duhur për të mbrojtur votën e qytetarit, dhe për ta lehtësuar procesin e votimit sipas kuadrit ligjor.

Disa forca politike dhe mediet pranë tyre, për interesa partiake, po bëjnë çmos që të dekurajojnë votuesit, duke inskenuar vonesa të panevojshme nëpër qendrat e votimit. Por ne po e garantojmë mbarëvajtjen e procesit”, thuhet në kumtesën e VV-së.

VV-ja i fton ata që ende nuk kanë votuar që të dalin të ushtrojnë këtë të drejtë, në të gjitha vendvotimet, gjer në orën 19:00.

“Vota e secilit është e vlefshme, vota e secilit është e nevojshme, për të përcaktuar qartë se cili do të jetë drejtimi që do të marrë Kosova në të gjithë komunat, qytetet dhe fshatrat e saj. Ndryshimi është shumë pranë, pjesëmarrja e qytetarëve e bën atë të mundur”./PrizrenPress.com/

Më Shumë

Xhoxhaj nokauton Seifkhani-n, mbron titullin EBU

Boksieri kosovar Labinot Xhoxhaj e ka mbrojtur titullin e kamponit evropian në EBU. Xhoxhaj e ka ‘rrahur’ suedezin Pezhman Seifkhani, në duelin e zhvilluar Lahr...

AME: Prizreni është zonë sizmogjene aktive

Agjencia e Menaxhimit Emergjent (AME) ka njoftuar se mbrëm në orën 22:05 territori i Kosovës, përkatësisht zona juglindore Prizren–Shtërpcë, është goditur nga një tërmet...

Lajmet e Fundit