1.9 C
Prizren
E enjte, 1 Janar, 2026

VV në Romajë, kërkon besimin e hasjanëve

Kurti-romaje-hasLëvizja Vetëvendosje! në Prizren ka mbajtur tubim me banorët e fshatit Romajë të Hasit. Në këtë takim morën pjesë kryetari i VV-së Albin Kurti, deputeti Afrim Kasolli, kandidati për kryetar të Komunës së Prizrenit, Arbër Rexhaj si dhe kandidatë për Kuvend Komunal.

Kryetari i VV-së Albin Kurti, ka kërkuar besimin e qytetarëve për ta votuar Rexhajn për kryetar të Prizrenit.

“Arbër Rexhaj do të jetë zëri juaj kundër padrejtësive që iu janë bërë në të kaluarën dhe perspektiva juaj për të ardhmen. Lëvizja Vetëvendosje! është e ardhmja”, tha Kurti.

Ai foli edhe për situatën aktuale politike në të cilën po kalon Kosova, për subvencionimet që duhet ti kenë prodhuesit vendor dhe ekonominë te bazuar në prodhim.

Kurse, kandidati i VV-së për kryetar të Komunës së Prizrenit, Arbër Rexhaj, tha se ndryshimi në Komunë sapo ka filluar.

“Lëvizja Vetëvendosje! është duke u mobilizuar gjithandej. Ndryshimi politik i shumëkërkuar mbetet vetëm frazë atëherë kur ai nuk shoqërohet me përkrahje dhe mbështetje qytetare. Prandaj, sot kërkojmë nga ju mbështetjen tuaj, sepse beteja jonë nuk është aspak e lehtë. Krimi, korrupsioni, nepotizmi kanë shkatërruar të gjitha shpresat e qytetarëve në komunën tonë. Detyrë e jona është rikthimi i besimit të qytetarëve dhe kthimi i karakterit publik të komunës”, tha Rexhaj.

Ndërkaq, deputeti i Kuvendit të Kosovës, Afrim Kasolli, tha se rajoni i Hasit deri më tani ka qenë pjesa e mënjanuar dhe më e anashkaluar nga të gjitha pushtetet e kaluara.

“Si rajon kemi pësuar jashtëzakonisht shumë shkaku i politizimit për interesa të ngushta politike. Tani është koha që ky shpërdorim të ndalet. Nëse doni që në komunën tuaj të jeni qytetarë të barabartë, me të drejta të barabarta dhe ta kemi komunën publike, atëherë votojeni Vetëvendosje!-n dhe kandidatin Arbër Rexhaj”, tha Kasolli./PrizrenPress.com/

Më Shumë

I ndërtohet shtëpia nënës së dëshmorit të kombit, Avni Buçaj

Sot është bërë ceremonia e dorëzimit të çelësave të shtëpisë për nënën e dëshmorit të kombit, Avni Mursel Buçaj, nga fshati Lladroc i Komunës...

Vetëvendosje fiton në Prizren me 36,414 vota

Sipas rezultateve zyrtare të shpallura nga Komisioni Qendror i Zgjedhjeve (KQZ), Lëvizja Vetëvendosje ka dalë fituese në zgjedhjet e mbajtura më 28 dhjetor në...

Lajmet e Fundit