19.2 C
Prizren
E shtunë, 28 Qershor, 2025

VV paralajmëron padi për fyerje ndaj drejtorit Hasan Hasani

hasan hasaniLëvizja Vetëvendosje në Prizren ka paralajmëruar padi ndaj drejtorit të Shërbimeve Publike të Komunës së Prizrenit, Hasan Hasani, për shkak të fyerjeve që i janë bërë këshilltares së kësaj partie, Drita Millakun.

“Asambleistja e Lëvizjes Vetëvendosje në Kuvendin Komunal të Prizrenit Drita Millaku gjersa po kërkonte qasje në dokumente publike është fyer rëndë mbi baza personale nga drejtori i Shërbimeve Publike, Hasan Hasani.
Kjo gjë ka ndodhur teksa asambleistja jonë ka kërkuar dokumentacionet e drejtorisë në fjalë me tregjet që operojnë në Prizren.

Duhet të theksojmë se sjellja vulgare e Hasan Hasanit që tejkalon çdo normë të etikës tashmë vërteton parregullsitë e mëdha me këto tregje që operojnë mbi baza të dyshimta, të cilat, sipas të dhënave të Drejtorisë së Financave që i kemi në dispozicion, kanë vite që nuk i kryejnë obligimet e tyre ndaj Komunës së Prizrenit. Rrjedhimisht dëmi i shkaktuar ndaj buxhetit publik tashmë ka kaluar shumën e 204,440 eurove.

Ndaj drejtorit të Drejtorisë së Shërbimeve Publike, mbi bazën e dëshmive që i kemi, do të ngremë padi për fyerje ndaj asambleistes tonë. Gjithashtu, refuzimi për të dhënë dokumentet në fjalë paraqet shkelje të Ligjit për Qasje në Dokumente Publike, Rregullores për Transparencë dhe Statutit të Kuvendit Komunal të Prizrenit. Rrjedhimisht jemi të detyruar të iniciojmë procedurën për nxjerrjen e dokumenteve në fjalë përmes Avokatit të Popullit, ashtu siç e parasheh ligji në fuqi.

Lëvizja Vetëvendosje! në Prizren kërkon nga Komuna e Prizrenit që t’i përmbahet rregullave të transparencës dhe t’i ndërpresë praktikat e kundërligjshme të fshehjes së dokumenteve zyrtare, të distancohet nga sjelljet barbare të Drejtorit Hasan Hasani ndaj qytetarëve të Prizrenit dhe menjëherë të kërkoj falje publike ndaj asambleistes Drita Millaku.

Gjithashtu, të gjithë zyrtarëve të pushtetit lokal në Prizren ua bëjmë me dije se fyerjet, shpifjet dhe kërcënimet nuk na frikësojnë dhe asnjëherë nuk do të na zmbrapsin nga lufta jonë e drejtë për barazi, drejtësi dhe prosperitet në Komunën tonë”, përfundon komunikata e Vetëvendosjes në Prizren.

Më Shumë

Veselaj-Gutaj shpreh mirënjohje për përfundimin e suksesshëm të vitit shkollor në Prizren

Drejtoresha e Arsimit në Prizren, Luljeta Veselaj-Gutaj, me përfundimin e vitit shkollor, ka dhënë një mesazh falënderues dhe përplot mirënjohje për nxënësit, mësimdhënësit, prindërit...

Detaje nga aksioni në Prizren: Një personi iu gjet thikë brezi, përfundon në polici

Policia e Kosovës (PK) njofton se ka realizuar kontrolle në lokale dhe automjete në Prizren në kuadër të Planit Operativ “Sezoni Veror 2025”. Një...

Lajmet e Fundit