19.4 C
Prizren
E premte, 19 Shtator, 2025

Xhavit Haliti kritikon Isa Mustafën

Nënkryetari i PDK-së Xhavit Halit kritikoi Kryeministrin Isa Mustafa në Debatin Jeta në Kosovë.

Kritikat e Halitit ndaj personit me të cilin partia e tij po e ndan qeverinë lidheshin me fjalimin që Isa Mustafa mbajti në seancën e Kuvendit ditën e djeshme.

“Unë kisha një vërejtje për Kryeministrin që tha se qeveria nuk mund të merret me çështjet të cilat kanë të bëjnë me problemet që kanë ndodhë,” tha Haliti në Emisionin “Jeta në Kosovë” që u transmetua të enjten.

Haliti tha se qeveria ka kompetencë për t’u marrë me zhvilimet në vend.

“Unë mendoj që qeveria është kompetente shumë e madhe, edhe obligim e ka, sepse Ministria e Punëve të Brendshme është në qeveri dhe Ministria e Drejtësisë dhe ato kanë kompetenca dhe ato kanë obligim edhe të policisë, edhe të drejtësisë, edhe të prokurorisë, prandaj mendoj se para se t’i ngris çështjet në Kuvend do të duhej t’i ngris këto çështje në qeveri,” tha Haliti.

Në seancën e djeshme në Kuvendin e Kosovës Kryeministri Isa Mustafa dënoi sulmin ndaj shtëpisë së tij, që ndodhi më 26 shkurt, ditën kur u zgjodh Hashim Thaçi President, ndërsa opozita protestoi.

“Unë jam Kryeministër i vendit, nuk jam shenjë që kujt t’i teket të gjuajë në mu dhe mendoj që këtë s’duhet ta lejojnë organet e drejtësisë, që të më sulmohet shtëpia. S’kam dashur që të deklarohem publikisht, por në qoftë se një shtëpi e Kryeministrit sulmohet me koktej molotovi, atëherë këtu diçka nuk është në rregull,” tha Mustafa.  /Kallxo.com/

Më Shumë

200-vjetori i lindjes së Pashko Vasës, ideologut të Rilindjes Kombëtare

200 vjet më parë lindi ideologu i Rilindjes Kombëtare, Pashko Vasa. Me këtë rast Bashkia Shkodër, Biblioteka Publike e qytetit si dhe institucione të tjera...

Bushrani i Vetëvendosjes kërkon nga drejtoresha e Arsimit në Prizren të publikojë listën e drejtorëve të shkollave që janë emëruar politikisht

Pas deklaratës së drejtoreshës së Arsimit në Prizren, Luljeta Veselaj – Gutaj, e cila tha se “shkolla nuk duhet të përdoret për politikë”, ka...

Lajmet e Fundit