Xherdan Shaqiri thotë se do të bëhet menaxher pasi ta përfundojë karrierën

Xherdan Shaqiri po kalon nëpër një formë mjaftë të mirë pas transferimi te Olympique Lyon.

Sulmuesi gjilanas u largua nga Liverpooli pas tri viteve të kaluara në Anfield.

Në gjashtë sfidat e para me fanellën e Lyon, Shaqiri ka shënuar një gol e ka bërë një asistim, duke qenë ndër lojtarët kryesorë te kjo skuadër.

Edhe pse është vetëm 29 vjeçar, ylli gjilanas ka treguar se me çfarë do të merret pas përfundimit të karrierës.

Ai do të vazhdoj të mbetet në botën e futbollit, pasi synon që fillimisht të luaj sa më gjatë, e pastaj të bëhet një menaxher.

‘’Ndihem mirë për aq kohë sa nijet dhe gjuri rezistojnë akoma, unë jam i lumtur. E dua futbollin dhe shpresoj të luaj sa më gjatë”.

“Kur të tërhiqem mendoj se do të qëndroj në botën e futbollit, ndoshta do të bëhem menaxher’’, deklaroi Shaqiri.

29-vjeçari ka një karrierë të pasur në futbollin evropian, duke luajtur me klube të mëdha.

Ai karrierën e nisi te Baseli në Zvicër, ndërsa ka luajtur në Gjermani për Bayern Munich, në Itali për Interin si dhe në Angli për Stoke Cityn e Liverpoolin. /Telegrafi/

Më Shumë

Zyrtare: Adrio Bailey, përforcimi më i ri i Bashkimit

Bashkimi ka zyrtarizuar transferimin e basketbollistit amerikan Adrio Bailey për edicionin e ri. “Mirë se vjen, Adrio Bailey!”, ka njoftuar klubi prizrenas përmes rrjeteve sociale,...

Donacion humanitar në Suharekë: Dhurohen 20 mijë kg miell për familjet në nevojë

Një donacion humanitar prej 20 mijë kilogramësh miell është dhuruar për familjet në nevojë në Suharekë. Lajmin e ka bërë të ditur kryetari i Komunës...

Lajmet e Fundit