Ylli shkëlqen edhe ndaj Proton Cable Prizreni

Golden Eagle Ylli ka shënuar fitore shumë të vlefshme, duke mundur Proton Cable Prizrenin me rezultat 63:96 (16:28, 13:25, 19:22, 15:21), në javën e 27-të të Superligës së Kosovës në basketboll.

 

Ndeshja faktikisht është vendosur në pjesën e parë, ku mysafirët që duan pozitën e dytë në renditje, ishin më të motivuar, duke qenë më të mirë në çerekun e parë dhe të dytë, për të shkuar në pushim me rezultat 29:53.

Në pjesën e dytë therandasit ruajtën epërsinë dhe madje e thelluan për të fituar 63:96.

Isaiah Kelly kishte 17 pikë e 13 kërcime për vendasit, derisa Alonzo Verge Jr 25 pikë, pesë kërcime e katër asistime.

Proton Cable Prizreni mbetet në vendin e shtatë me shtatë fitore e 20 humbje, kurse Golden Eagle Ylli barazohet me pikë me Pejën, nga 18 fitore e nëntë humbje.rtklive.com

Më Shumë

15-vjeçari në Dragash gjen para në rrugë dhe i dorëzon në polici

Një fëmijë 15-vjeçar ka dorëzuar në Polici një kuletë me të holla që e kishte gjetur derisa po lëvizte në rrugën Dragash-Brod, afër fshatit...

Ekzekutohen pagesat prej 100 eurosh për studentët

Ministri në deryrë i Financave, Hekuran Murati, ka njoftuar se sot është realizuar ekzekutimi i pagesave për studentët përfitues në kuadër të Pakos për Përballje...

Parajsa në ty

Lajmet e Fundit