16.8 C
Prizren
E enjte, 28 Mars, 2024

Ylli-Trepça, derbi i xhiros së tetë në Superligën e basketbollit

Në mesjavë zhvillohet xhiroja e tetë në ArtMotion Superligën e Kosovës në basketboll. Sfida kryesore do të jetë ndërmjet kampionit Golden Eagle Yllit dhe Trepçës, që ka dëshmuar formë të lartë në këtë edicion.

Ylli ka tri fitore dhe katër humbje në këtë edicion, kurse mitrovicasit pesë fitore dhe një humbje. ‘Xehetarët’ kanë mundur therandasit në Superkupën e Kosovës dhe në xhiron e parë 72-69, andaj pritet një sfidë interesante.

Të mërkurën përballen Sigal Prishtina dhe RC Cola Drita. Prishtinasit kanë tri fitore dhe tri humbje, ndërsa gjilanasit shtatë humbje në shtatë ndeshje, duke qenë skuadra e vetme në elitë që nuk ka shënuar fitore në këtë edicion.

Të enjten përballen dy skuadrat me traditë në basketbollin e Kosovës, Bashkimi dhe Peja, takim që zhvillohet në Rahovec. Prizrenasit kanë katër fitore dhe tri humbje, ndërsa pejanët gjashtë fitore dhe një humbje, duke qenë lidere e Superligës.

Sfida ndërmjet Rahovecit dhe Prizrenit 16 nuk do të zhvillohet, pasi rezultati do të regjistrohet nga Liga Unike.

Art Motion Superliga – Java 8
Rahoveci – Prizreni 16 (Rezultati regjistrohet nga Liga Unike)

E mërkurë
17:00 Sigal Prishtina – RC Cola Drita

19:00 Golden Eagle Ylli – Trepça

E enjte
17:00 Bashkimi – Peja

Më Shumë

Lajmet e Fundit