1.1 C
Prizren
E premte, 7 Shkurt, 2025

Ylli triumfon bindshëm, kalon në finale

Golden Eagle Ylli ka mundur Rahovecin 66:87 (12:21, 21:18, 7:19, 26:29), duke kaluar në finale të Kupës së Kosovës.

Therandasit e nisën ndeshjen më mirë, duke qenë bindshëm më të mirë në çerekun e parë, duke e fituar këtë pjesë 12:21. Vreshtarët u kundërpërgjigjen menjëherë në periudhën e dytë, ku arritën të kalojnë në epërsi 30:29, sidoqoftë, Ylli arriti që në pushim të shkojë me epërsi 33:39.

Ylli e nisi shumë më mirë pjesën e dytë, përkatësisht periodën e tretë, ku me kalimin e minutave thelloi epërsinë në 40:58. Aq sa ishte rezultati në semafor pas 30 minutash. Në 10 minutat e fundit, Rahoveci dha maksimumin për tu rikthyer, megjithatë, therandasit arritën të ruajnë epërsinë dhe triumfojnë në fund 66:87.

Te Rahoveci u dalluan Isaiah Traylor me 14 pikë dhe Marvin Jones me 11, kurse te Golden Eagle Ylli u dalluan Erjon Kastrati me 19 pikë e tetë kërcime, Valon Bunjaku me 24 pikë dhe Demetris Morant me 12 pikë e 14 kërcime.

Më Shumë

Hamza nga Malisheva premton rritje pagash e pensionesh

Kandidati i Partisë Demokratike të Kosovës, Bedri Hamza, në tubimin elektoral në Malishevë u ka bërë thirrje që më 9 shkurt të dalin në...

Bukoshi i Suharekës bëhet me çerdhe të re për fëmijët

Sot, në fshatin Bukosh të Suharekës, u përurua çerdhja e re për fëmijë, një investim i rëndësishëm nga Komuna e Suharekës për përmirësimin e...

Lajmet e Fundit