4.5 C
Prizren
E martë, 30 Dhjetor, 2025

Ylli triumfon në përballjen ndaj Prishtinës

Golden Eagle Ylli ka shënuar fitore ndaj Sigal Prishtinës 78:73 (12:17, 20:18, 22:19, 24:19), në kuadër të xhiros së 11-të të Prince Caffe Superligës së Kosovës në basketboll.

Prishtinasit e nisën ndeshjen më mirë, duke fituar çerekun e parë 12:17. Lojë më e baraspeshuar u zhvillua në periodën e dytë, që u fitua për dy pikë nga vendasit, 20:18, duke shkuar në pushim me shifrat 32:35. Therandasit e nisën më mirë pjesën e dytë, përkatësisht periudhën e tretë, 22:19, kurse rezultati në semafor pas 30 minutash ishte 54:54. Në 10 minutat e fundit u vendos fituesi i kësaj përballje. Ylli shkëputet në 74:67, por prishtinasit nuk dorëzohen dhe afrojnë rezultatin në 74:73, megjithatë, nuk arritën të bëjnë më shumë dhe Golden Eagle Ylli triumfoi 78:73.

Te Golden Eagle Ylli u dalluan Cody John me 16 pikë e pesë asistime, Demetris Morant me 12 pikë e 12 kërcime, Samir Zekiqi me 13 pikë dhe Valon Bunjaku dhe Egzon Kuqi me nga 12 pikë, kurse te Sigal Prishtina u dalluan Fisnik Rugova dhe Edmond Azemi me 19, përkatësisht 17 pikë.

Golden Eagle Ylli ka gjashtë fitore dhe pesë humbje, kurse Sigal Prishtina tri fitore dhe tetë humbje.

Më Shumë

Pas një mungese të gjatë, Gjesti rikthehet për Krishtlindje!

Pas një periudhe të gjatë të shkëputur nga jeta publike dhe rrjetet sociale, shkaktuar nga humbja e vëllait, këngëtari i njohur Gjesti rikthehet për publikun në...

Një i plagosur gjatë konfliktit mes disa personave në Suharekë

Një person ka mbetur i plagosur si pasojë e një përlesheje mes disa personave mesditën e sotme në Duhël të Suharekës. Lajmin për tëvë1.info e...

Lajmet e Fundit