14 C
Prizren
E diel, 5 Prill, 2026

Ymer Berisha: Reagimi i LDK-së ishte i kotë

Zëdhënësi i Komunës së Prizrenit,Ymer Berisha , akuzat e fundit të LDK-së i ka vlerësuar si të kota. Sipas tij, LDK-ja në Prizren me reagime të tilla nuk po  thotë asgjë të vërtet.

“Reagimi i LDK-së për mendimin tim ishte i kot ”, tha Berisha.

Lidhja Demokratike e Kosovës (LDK) në Prizren, dje ka shprehur shqetësimin për keqpërdorimet e parasë publike, në emër të angazhimit të praktikantëve në kohë të pacaktuar.

“Janë bërë punësim të paligjshme të një numri të madh të praktikantëve, të cilët paraprakisht ishin angazhuar përkohësisht në Komunë”, pat vlerësuar LDK-ja në Prizren.

“Puna e praktikantëve fillon zakonisht nga muaji qershor e deri në muajin shtator, ku përkundër kësaj shumica prej tyre edhe pse ju ka skaduar kontrata e vazhdojnë punën si të punësuar në mënyrë jashtëligjore për gati 2 vite”.

Zëdhënësi i Komunës Ymer Berisha, ndërkaq nuk pajtohet me konstatimin e LDK-së. Sipas tij, praktikantët që janë pranuar me konkurs “kanë shkuar në shtëpi”.

“Kur ju skadon afati 6 mujor shkojnë via te shpija”.

Ai tregon se praktikë aktualisht janë duke bërë studentët e Universitetit të Prizrenit “Ukshin Hoti”.

“Ka shumë studentë që bëjën praktikë në Administratën e Prizrenit”, tregon ai. /PrizrenPress.com/

Më Shumë

Vazhdon aksioni për pastrimin e ambientit në Malishevë

Ka vazhduar sot dita e dytë e aksionit “Për Malishevën e pastër”, i cili po zhvillohet në kuadër të muajit të pastrimit të ambientit...

Në gjendje të dehur shkaktoi aksident në Prizren, i lënduar rëndë dërgohet për tretman në QKUK

Policia e Kosovës ka njoftuar për një aksident trafiku në Prizren, ku një person në gjendje të dehur me veturë ka goditur një veturë...

Lajmet e Fundit