9.8 C
Prizren
E martë, 11 Nëntor, 2025

Zafir Berisha demanton Nexhat Çoçajn

ZafirBerisha11-14Kryetari i Bashkimit Demokratik, Zafir Berisha ka mohuar se në kohën sa ka qenë kryetar i Degës së PDK-së në Prizren, ka punësuar pa konkurs kuvendarin e VV-së, Arbër Rexhaj.

Ai thotë se si kryetar i PDK-së ka mbështetur të rinjtë pavarësisht ngjyrimeve politike, por gjithmonë duke respektuar vijat e rregullta.

“ Nexhat Çoçaj e ka humb rrugën në oborr dhe është fatkeqësi që arsimi në qytetin tonë drejtohet nga ai”, ka thënë Berisha për “PrizrenPress”.

Drejtori i Drejtorisë së Arsimit në Prizren, Nexhat Çoçaj, për herë të parë ka pranuar se institucioni që drejton ka punësuar mësimdhënës me direktiva të PDK-së. Ai tha se PDK-ja punësoi pa konkurs kuvendarin e Lëvizjes Vetëvendosje! Arbër Rexhaj.

“Nëse dikush është punësuar në mënyrë të parregullt pa konkurs,atëherë është pikërisht Arbër Rexhaj”, ka thënë Çoçaj për TV Besën.

Ndërkaq, Zafir Berisha thotë se asnjëherë nuk ka qenë në Ekzekutiv në Prizren.

“Unë asnjëherë s’kam qenë në Ekzekutiv, të qeverisë lokale, por kam qenë kryetar i Degës së PDK-së”.

“Për mua me rëndësi kanë qenë kuadrat e rinj dhe profesionalisht të përgatitur, jo me ngjyrime partiake sic janë duke vepruar këta injorantë”.

“Arbër Rexhaj sa me kujtohet i ka plotësuar kushtet për punësim dhe është punësuar në vija të rregullta, pavarësisht se ka qenë i Vetëvendosjes”.

“Unë po e përcjell me vëmendje atë që po ndodhë në Ekzekutiv e Prizrenit, veçanërisht në arsim”.

“Ajo që po bëhet publike është veç 10 për qind e të zezave që ka bërë kjo garniturë mafioze dhe e korruptuar“. /PrizrenPress.com/

Më Shumë

“Durimi është çelësi” – më në fund indonezianët e pranuan Ceki Hotin nga Prizrenin për dhëndër

Ceki Hoti, i riu nga Prizreni që mori vëmendjen pas aventurës së tij 15-mujore me biçikletë deri në Indonezi, ka njoftuar se është fejuar...

Kurti në Korishë mbështet Artan Abrashin për balotazhin e Prizrenit

Kryetari i Lëvizjes Vetëvendosje, Albin Kurti, ka zhvilluar një takim me mbështetësit e subjektit të tij politik në fshatin Korishë të Prizrenit, në kuadër...

Lajmet e Fundit