18.8 C
Prizren
E shtunë, 27 Korrik, 2024

Zafir Berisha: Hienat e Enver Hoxhajt, kërcënojnë qytetarët e lagjes “Tusuz” në Prizren

ZafirBerisha11-14Bashkimi Demokratik i Zafir Berishës ka akuzuar ministrin në largim të Ministrisë së Punëve të Jashtme, Enver Hoxhajn për shatntazh dhe kërcënim të qytetarëve në lagjen “Tusuz” në Prizren.

“Bashkimi Demokratik publikisht denoncon presionin dhe shantazhet e hijenave të PDK-së,që po i bëjnë aktivistëve tanë në qytetin e Prizrenit, e veqanërisht në lagjën ‘Tusuz’, ku Enver Hoxhaj në stilin e UDB-së për mes këshilltarit të tij Bashmir Xhemaj dhe shumë langaqëve tjerë, po i torturojnë aktivistet politik dhe qytetarët ku pas orës 22:00 të natës po i futen nëpër shtëpi, siç ndodhi edhe mbrëmë ku duke i kërcënuar dhe shantazhuar aktivistët politik mundohen që ta ndrydhin vullnetin e qytetarëve për ndryshim”, thuhet në komunikatën e BD-së në Prizren të Zafir Berishës.

“Qytetarët e Prizrenit dhe Kosovës janë të vendosur që krimin dhe korrupsionin ta gjykojnë me votën e tyre me 8 qershorë dhe meqë këtë e kanë kuptuar partia në pushtet, ajo po provon të gjitha format e mundshme edhe në këto pak ditë qe i kanë mbetur për të bërë trysni mbi vullnetin demokratik të qytetarëve”.

“Prandaj çdo spektakël eventual që mund të ndodhë, për gjoja adërime të qytetarëve në PDK është një spektakël I dhunshëm që po përseritet gjatë kësaj fushate sin në kohën e Monizmit”

“Bashkimi Demokratik është I vendosur në rrugëtimin e vet për ndryshime pozitive në interes të qytetarëve të Kosovës dhe është I bindur se koncepti politik I ynë do të triumfoj më 8 qershorë”./PrizrenPress.com/

 

Më Shumë

Operacioni i Doganës dhe ATK-së në Prizren: Konfiskohen afër gjysmë milioni euro ari dhe argjend të kontrabanduar

Rreth gjysmë milioni euro ari dhe argjend pa dokumentacion janë konfiskuar nga Dogana e Kosovës në qytetin e Prizrenin, pas një operacion të përbashkët...

Aksident i rëndë mes katër veturave në autostradën “Ibrahim Rugova”, lëndohen 8 persona

Tetë persona kanë pësuar lëndime trupore si pasojë e një aksidenti që ka ndodhur pasditen e së dieles në autostradën “Ibrahim Rugova”. Lajmin e ka...

Lajmet e Fundit