AGK e shqetësuar me incidentin ndaj gazetarit Berat Miftari

AGPK-logoAsociacioni i Gazetarëve të Kosovës po i përcjell me vëmendje zhvillimet në mediet e Kosovës.

Rastet e fundit të dhunës psikologjike dhe incidenti ndaj gazetarit të Radio Kosovës, njëherit ushtruesit të detyrës së Redaktorit Përgjegjës të Radio Kosova 2, Berat Miftari, janë shqetësim për lirinë e shtypit në vend.

“AGK ka pranuar me shqetësim ankesën e gazetarit Miftari dhe i bënë thirrje menaxhmentit të Radio Televizionit të Kosovës që të marr masa në pajtim me rregullat dhe ligjet në fuqi për të shmangur presionin ndaj gazetarëve dhe ta zgjidhë sa më shpejtë të jetë e mundur këtë rast”, thuhet në komunikatën e AGK-së.

“AGK është e bindur se cenimi i fjalës së lirë është kundër interesave shoqërore, prandaj inkurajojmë gazetarin Miftari të vazhdojë të kërkojë të drejtën e tij ligjore”.

“AGK bën thirrje që gazetarët të lihen të lirë për ta kryer punën e tyre në mënyrë profesionale dhe ndaj tyre të ndalen kërcënimet, presionet e shantazhet. Njëherësh, iu bën thirrje gazetarëve që të vazhdojnë ta ngrenë zërin për problemet që hasin gjatë punës së tyre, për krijimin e një mjedisi të sigurt për punë sa më profesionale”. /PrizrenPress.com/

Më Shumë

Arrestohen tre persona në Suharekë, dyshohen për rrëmbim dhe sulm ndaj dy personave

Të shtunën janë arrestuar tre persona të dyshuar, pasi dyshohet se më 29 prill, rreth orës 21:32, kanë sulmuar fizikisht dy viktima. Sipas informacioneve nga...

Gjuan me armë zjarri në aheng, arrestohet i dyshuari në Prizren

Një person është arrestuar në Prizren, pasi dyshohet se ka shtënë me armë gjatë një ahengu familjar.   Sipas raportit të Policia e Kosovës, rasti ka...

Lajmet e Fundit