16.7 C
Prizren
E hënë, 6 Prill, 2026

Zafir Berisha, koordinator nacional i Kosovës për siguri kibernetike

Ministri i Punëve të Brendshme, Agim Veliu, në bazë të kompetencave të tij ka emëruar zëvendësministrat e Punëve të Brendshme për strategjitë e caktuara.

Një pozitë e rëndësishme shtetërore i është besuar zëvendësministrit Zafir Berisha. Ky i fundit tash e tutje do të ushtrojë detyrat dhe përgjegjësitë e koordinatorit nacional për siguri kibernetike.

Më poshtë mund ta gjeni njoftimin e plotë të Veliut:

Në bazë të kompetencave dhe përgjegjësive si Ministër i Punëve të Brendshme, sot emërova në cilësinë e koordinatorëve nacional, zëvendës ministat e Ministrisë së Punëve të Brendshme për stategjitë e përcaktuara:

Agron Bacaj – autorizohet të ushtroj detyrat dhe përgjegjësitë e:

– Koordinatorit Nacional kundër krimit të organizuar,
– Koordinatorit Nacional për parandalimin e krimit dhe
– Koordinatorit Nacional për kontrollin e armëve të vogla, të lehta dhe eksplozivëve

Zafir Berisha – autorizohet të ushtroj detyrat dhe përgjegjësitë e:

– Koordinatorit Nacional për Siguri Kibernetike, dhe
– Koordinatorit Nacional për Menaxhimin e Emergjencave.

Milan Radojevic – autorizohet të ushtroj detyrat dhe përgjegjësitë e:

– Koordinatorit Nacional kundër narkotikëve;
– Koordinatorit Nacional për siguri në bashkësi, dhe
– Koordinatorit Nacional kundër trafikimit me njerëz.

Yildiray Bajram – autorizohet të ushtroj detyrat dhe përgjegjësitë e:

– Koordinatorit Nacional për Menaxhim të Integruar të Kufirit;
– Kordinatorit Nacional për Riintegrim, dhe
Riatdhesim të Personave dhe të Koordinatorit Nacional për Migrim.

Më Shumë

Malisheva kujton dëshmorët Jahir Mazreku, Hysen e Maliq Sopaj dhe Shaqir Paçarizi

Në 27-vjetorin e rënies, në Malishevë janë përkujtuar dëshmorët e kombit Jahir Mazreku, Hysen dhe Maliq Sopaj, si dhe Shaqir Paçarizi, të cilët dhanë...

Vllaznia përmbys Drinin e Bardhë

Vllaznia ka regjistruar fitore në shtëpi ndaj Drini i Bardhë me rezultat 3:1, në një ndeshje ku mysafirët e nisën më mirë. Drini i Bardhë kaloi i...

Lajmet e Fundit