4.9 C
Prizren
E premte, 16 Janar, 2026

Zafir Berisha: Ky është misioni i Nismës

Kandidati i Nismës për kryetar të Prizrenit, Zafir Berisha thotë se NISMA nuk premton atë që nuk e realizon.

Sipas tij, misioni i Nismës është ndërtimi i shtetit të së drejtës.

Postimi i plotë në Facebook

NISMA është e bindur se beteja politike ushtrohet përmes debatit demokratik, aty ku është fusha e jetësimit dhe e ligjësimit të lirisë sonë, aty ku realizohen idetë tona të çlirimit e të progresit.

Në debatin politik, ne i nxjerrim në pah projektet tona të studiuara e të planifikuara, për të jetësuar alternativën tone politike për një qeverisje të mirë e të lirë.
Politika e Nismës nuk premton atë që nuk e realizon dot dhe e bën realitet çdo gjë që ua premton qytetarëve të vet. Fitorja politike e Nismës Socialdemokrate është instrument ynë e jo qëllimi ynë në vete.

Ne s’duam të luftojmë askënd, por jemi të vendosur të kryejmë misionin që NISMA ia ka ve vetes – ndërtimin e Shtetit të se drejtës.

Ne, shqiptaret e Kosovës jemi dëshmi e gjallë e një energjie pozitive dhe aftësie të rrallë për t’u përshtatur me kohën e me hapësirën e re të pas vitit ’99.
E kemi lënë pas të shkuarën e dhimbshme plotë sfida dhe kemi ndryshuar rrënjësisht mënyrën e jetesës sonë në funksion të integrimit në një botë rregullash të reja progresive e solidariteti.

Duke pasur sukses në jo pak raste, kemi arritur të ngremë në këmbë sipërmarrje mbresëlënëse, të nxjerrim në dritë dhunti e realitete të vështira gjeografike, historike, ekonomike, sociale dhe të ngritën në shkallë të ndryshme karrierash të suksesshme nëpër vende të ndryshme në botën demokratike.

Ne besojmë se në Kosovën e lirë, aty ku njeriu ynë do të ketë shpresë dhe besim për të ardhmen e tij të sigurt.

Në atdheun tonë askush nuk guxon të ndjehet i tepërt apo i huaj për shkak të gjinisë, etnisë, fesë, krahinës, apo bindjeve politike a ideologjike.

Atdheu ynë sot më shumë se kurrë duhet të jetë i hapur si ndaj burrave ashtu dhe grave, si ndaj shqiptarëve dhe komuniteteve pakicë.
Kosova sot duhet t’u ofrojë shanse e mundësi të barabarta për të gjithë qytetarët pa përjashtim…
NISMA për Kosovë

Më Shumë

Policia nis hetimet për vdekjen e një burri në Prizren

Një person ka vdekur të hënën pasdite në Prizren, ka bërë të ditur Policia e Kosovës. Sipas raportit 24-orësh të Policisë, viktima ishte dërguar në...

Ajlin Shishko- Hajdari emërohet drejtoreshë e Kulturës, Rinisë dhe Sportit në Prizren

Ajlin Shishko -Hajdari është emëruar drejtoreshë e Kulturës, Rinisë dhe Sportit në Komunën e Prizrenit. Ajo njofton se sot ka marrë zyrtarisht detyrën. Emërimi i...

Lajmet e Fundit