25.8 C
Prizren
E mërkurë, 4 Tetor, 2023

Zafir Berisha: Rivalët po i mashtrojnë qytetarët e Prizrenit

Kandidati i Nismës për kryetar të Prizrenit, Zafir Berisha, fushatën zgjedhore e ka vazhduar në fshatin Dobrusht.

Ai, në këtë fshat para të pranishmëve, u zotua se do të angazhohet me gjithë qenien e tij, për të qenë në shërbim të qytetarëve, veçanërisht të gjeneratave të reja.

Zhvillimi ekonomik do të jetë prioritet mbi prioritete në qeverisjen katërvjeçare, si synim që përmes krijimit të mundësive për investitor, të krijohen vende pune dhe rrjedhimisht të ngritet mirëqenia qytetare në përgjithësi”, tha Berisha .

Ai foli edhe për rivalet e tij politik.

“Me projekte megalomane dhe mashtruese, po vazhdojnë të mashtrojnë qytetarët, derisa në anën tjetër qytetarët e Prizrenit e dinë fare mirë se çfarë dëmesh ka sjellë koalicioni qeverisës në Prizren”.

“ Ata, tashmë duke e ndjerë humbjen e tyre, kanë keqpërdorë madje edhe festën nacionale të boshnjakëve, për qëllime elektorale në dobi të tyre, gjë e cila bie ndesh me të gjitha rregullat e një fushate normale elektorale”.

Albion Rrahmani, më i miri i xhiros së dhjetë në Superligën e Rumanisë

Sulmuesi kosovar, Albion Rrahmani, është shpallur lojtari më i mirë në kuadër të xhiros së dhjetë në Rumani, Skuadra rumunase, Rapid Bukuresht, të martën në...

Moti sot me diell dhe pjesërisht i vranët

Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës, njofton se sot mban mot me diell dhe pjesërisht i vranët. Do të ketë rritje të lehta të temperaturave maksimale. “Minimalet do...

Lajmet e Fundit