15.9 C
Prizren
E hënë, 28 Prill, 2025

Zafir Berisha tregon sa deputetë do t’i ketë Nisma

Nisma për Kosovën, pritet t’i ketë rreth gjashtë deputetë në Kuvendin e Kosovës aq sa kishte edhe në legjislaturën e kaluar.Të paktën kështu ka thënë anëtari i kryesisë se kësaj partie, Zafir Berisha.Ky i fundit, në një prononcim për ‘Indeksonline’, ka thënë se partia e Fatmir Limajt në bazë të rezultateve të numëruara deri më tani del t’i ketë siguruar rreth pesë, gjashtë ulëse në Kuvendin e Kosovës.

“Në bazë të informacioneve qe kemi, presim t’i kemi gjashtë mandatë në legjislaturën e ardhshme. Pesë kandidat meshkuj dhe një deputete”, ka thënë Berisha.

Tutje, ai ka bërë me dije se deri më tani personalisht ka marrë mbi 11 mijë vota dhe pret qe të siguroj mandatin në Kuvendin e Kosovës.Mësohet se në mesin e këtyre kandidatëve të cilët kanë siguruar ulëse në Kuvendin e Kosovës janë: Fatmir Limaj, Haxhi Shala, Zafir Berisha, Bilall Sherifi dhe Enver Hoti./gazeta blic/

Më Shumë

Mamusha përfaqëson Kosovën në Bashkimin e Komunave të Botës Turke

Komuna e Mamushës është zgjedhur anëtare e Bordit Drejtues të Bashkimit të Komunave të Botës Turke (TDBB), një organizatë që brenda vetes përfshin mbi...

Sot përpjekje tjetër për të zgjedhur kryetarin dhe nënkryetarët e Kuvendit

Deputetët e Kuvendit të Republikës së Kosovës me fillim në ora 10:00 do të mblidhen sërish sot për të vijuar punimet e seancës konstituive...

Lajmet e Fundit