14.2 C
Prizren
E mërkurë, 12 Mars, 2025

Zafir Berisha vs. Valdete Daka: Çfarë do të ndodhë në Prizren?

Javën e kaluar u bë e famshme një praktikë zgjedhore pak e njohur deri më tash – decertifikimi.

Ky proces nënkupton anulimin e vendimit të mëhershëm të KQZ-së për certifikimin e një kandidati dhe moslejimin e tij që të marrë pjesë në zgjedhje.

Zafir Berisha u bë sinonim i decertifikimit, pasi ishte kandidati i vetëm për kryetar komune për të cilin u mor ky vendim. Pretendenti i Nismës për postin e kryetarit të Prizrenit tashmë e ka të pamundur t’i hyjë garës.

Arsyeja e decertifikimit të tij ishte kyçja ilegale në rrjetin elektrik.

Ai nuk është pajtuar me këtë vendim, prandaj këto ditë ka dërguar një ankesë në Gjykatën Supreme lidhur me çështjen.

Zafir Berisha ka thënë për klankosova.tv se do të presë deri të martën që t’i kthehet përgjigja.

Në rast se vendimi nga Supremja nuk do të jetë pozitiv, ai nuk do të ndalet duke kërkuar drejtësinë në instanca më të larta.

“Në qoftë se vendimi do të jetë negativ unë do t’i drejtohem Gjykatës Kushtetuese”.

“Nëse edhe Kushtetuesja rrëzon kërkesën time, Dega e Nismës në Prizren do të nxjerrë një kandidat tjetër”.

“Nëse bandat Pronto arrijnë të më nxjerrin nga gara, nuk do ta mbështes asnjë kandidat të partive tjera për kryetar”.

“Ne do ta propozojmë një kandidat tjetër nga Nisma e Prizrenit”.

Por, sa ka mundësi të certifikohet një kandidat i ri?

Përgjigjen e jep Valdete Daka, kryetare e Komisionit Qendror të Zgjedhjeve.

Ajo ka deklaruar për klankosova.tv se kjo situatë është e re për institucionin që drejton.

“Në të kaluarën nuk kemi pasur ndonjë rast të tillë”.

“Dje ka qenë afati i fundit për ndërrimin dhe certifikimin e kandidatëve”.

“Por, nëse Nisma bën kërkesë në KQZ ajo mund të shqyrtohet dhe në qoftë se do t’i marrë votat e anëtarëve të KQZ-së atëherë Nisma mund të ketë një kandidat tjetër”.

Megjithatë, ajo lë pak hapësirë se kjo mund të ndodhë.

“Nuk më duket fort e mundshme, pasi nëse e fillojmë këtë praktikë atëherë edhe të tjerët mund të kërkojnë që t’u ndërrohen kandidatët përtej afatit ligjor”.

Më Shumë

Bashkimi triumfon në Gjakovë

Bashkimi shënoi fitore ndaj Vëllaznimit në Gjakovë me shifrat 61:67 (14:16, 13:17, 19:13, 15:21), në javën e 23-të të ProCredit Superligës, përcjell PrizrenPress. Trey Anderson...

Prizren, mbahet gjallë tradita e hedhjes së “topit të iftarit”

Në qytetin e Prizrenit po vazhdon të mbahet gjallë tradita e hedhjes së “topit të iftarit” që paralajmëron hyrjen e kohës kur agjëruesit mund...

Lajmet e Fundit