4.2 C
Prizren
E mërkurë, 14 Janar, 2026

Zafiri e quan ‘lopë’ Ramadan Mujën

ZafirBerisha11-14Kryetari i Bashkimit Demokratik(BD) në Prizren, Zafir Berisha e ka quajtur ‘lopë’ kryetarin e Komunës, Ramadan Mujën. Ai në profilin e tij ‘Facebook’, ua ka rikujtuar qytetarëve të Prizrenit, se me çfarë kategorie të njerëzve ka pasur punë.

“Se di a jeni bindë më herët, po tash besoj duhet të jeni bind se me çfarë ,,lope,, dhe injoranta kam pas punë”, shkruan Berisha.

Kryetari i Prizrenit, Ramadan Muja në mbledhjen e djeshme të PDK-së, ka thënë se pushkën e ka plot, madje jo vetëm ai, por i gjithë Prizreni, për të shkuar në zgjedhje. Muja ka thënë se se komplotin, qytetarët e Kosovës e durojnë vetëm deri në një shkallë.

“Unë po them që sovrani do ti drejtohet, nëse do të shkojmë në zgjedhje, me ato fjalë që i është drejtuar Senati i Romës, komplotistit Katilina ……..ne Prizreni jemi të gatshëm ashtu siç tha kolegu Nijazi, pushkën e kemi plotë dhe besoni se do ta rrisim numrin e votave, nëse udhëheqësia, organet e partisë vendosin të shkojnë në zgjedhje”, ka thënë ai.

Kryetari i BD-së, Zafir Berisha ka rikujtuar se ramazan Muja në kohën e luftës është fshehur nëpër podrume.

“Tash përmendin pushkët e kur ka qen koha pushkës kanë qen të fshehur nëpër podrume dhe të veshur me fustan të grave. Budallakia s’ka brina”/PrizrenPress.com/

Më Shumë

Policia nis hetimet për vdekjen e një burri në Prizren

Një person ka vdekur të hënën pasdite në Prizren, ka bërë të ditur Policia e Kosovës. Sipas raportit 24-orësh të Policisë, viktima ishte dërguar në...

Fetah Rudi akuzon udhëheqjen e LDK-së në Malishevë: Më bojkotuan dhe më futën thikë pas shpine

Kandidati i LDK-së, Fetah Rudi, i cili mori mbi 8 mijë vota në zgjedhjet e 28 dhjetorit por nuk arriti të siguronte mandatin e...

Lajmet e Fundit