Zbulohet data kur do të bëhet prezantimi i Mbappes në Real Madrid

Kylian Mbappe te Real Madridi është pa dyshim transferimi më i madh që ka ndodhur viteve të fundit në futboll.

Ylli francez nuk e vazhdoi kontratën me PSG-në dhe shkoi me parametra zero te gjiganti spanjoll, shkruan Gazeta Express.

Mbappe u zyrtarizua si lojtar i “Los Blancos”, por duhet të presim pak për prezantimin e tij.

Sipas Fabrice Hawkins, prezantimi i Kylian Mbappes te Real Madridi do të bëhet më 16 korrik.

Kjo, pasi që Kampionati Evropian do të zgjasë deri më 14 korrik dhe kanë vendosur që prezantimi të bëhet pas përfundimit të këtij kompeticioni.

Më Shumë

Prizreni pritet t’i ketë tetë deputetë në Kuvendin e Kosovës

Prizreni në legjislaturën e re të Kuvendit, pritet të përfaqësohet me gjithsej tetë deputetë, prej të cilëve tre do të jenë nga komuniteti shumicë,...

Në Prizren promovohet monografia për jetën dhe veprën e piktorit Hamdi Bardhi

Në Prizren është promovuar monografia kushtuar jetës dhe veprës së piktorit të njohur Hamdi Bardhi, një prej artistëve më të rëndësishëm që ka lënë...

Lajmet e Fundit