Zëdhënësi i Williamsonit: Nuk kanë përfunduar hetimet

Joao SousaZëdhënësi i Task-Forcës Speciale Hetuese [SITF], Joao Sousa, ka demantuar raportimet e mediave sot për kinse përfundimin e hetimeve lidhur me trafikimin e organeve në Kosovë.

Në një prononcim për Koha.net, ai ka thënë se hetimet për këtë rast janë duke vazhduar dhe nuk do të dalin me asnjë koment pa përfunduar hetimet në tërësi.

“Ky është një hetim që është në vazhdim e sipër dhe Ambasadori [Clint] Williamson ka thënë vazhdimisht se deri në fund të hetimeve nuk do të del me ndonjë deklaratë. Asgjë nuk ka ndryshuar për sa i përket kësaj çështjeje”, ka thënë Joao Sousa, zëdhënës i SITF.

Sousa ka thënë se do të ishte e papërshtatshme që të komentoheshin përfundimet e hetimeve, duke shtuar se siç e kanë thënë edhe më herët, “nuk do të spekulojmë me thashethemet e pabaza të mediave”.

“Hetimet tona po vazhdojnë dhe rezultatet do të publikohen me kohë. Nuk mund të paragjykojmë asnjë rezultat”, ka theksuar zëdhënësi Joao Sousa.

Ndryshe, sot mediat lokale kanë raportuar se kanë përfunduar hetimet për trafikim të organeve gjatë luftës në Kosovë dhe se me këtë janë hedhur poshtë të gjitha pretendimet e raportit të senatorit zviceran, Dick Marty.

Më Shumë

Shuhet Birçe Hasko, ikona e kinemasë shqiptare!

Nga Dukati në skenën e madhe, karriera e jashtëzakonshme e aktorit Ka ndërruar jetë sot, 23 maj, aktori i njohur i kinematografisë shqiptare, Birçe Hasko,...

Ekzekutohen shtesat prej 500 eurosh për lehonat

Ministria për Punë, Familje dhe Vlerat e Luftës Çlirimtare ka njoftuar se sot janë ekzekutuar shtesat për lehonat. Sipas njoftimit zyrtar të ministrisë, mjetet financiare...

Lajmet e Fundit