23.9 C
Prizren
E premte, 4 Korrik, 2025

Zemaj: Duhet të vazhdohen masat rigoroze kundër COVID-19

Nën kryesimin e Ministrit të Shëndetësisë në detyrë, Armend Zemaj është mbajtur sot takimi i Komitetit për Koordinim dhe Vlerësim të Situatës me COVID-19.

Me këtë rast, ministrI Zemaj tha se duke u bazuar në situatën aktuale me pandeminë, duhet të vazhdohen masat rigoroze duke u klasifikuar në tri kategoritë e rrezikshmërisë.

Ai ka thënë se sot do të vlerësojnë ecurinë e menaxhimit të situatës me pandeminë, si dhe do të njoftohen me planet e Institutit Kombëtar të Shëndetit Publik.

“Bazuar në situatën dhe me të njëjtat standarte duhet të vazhdohen masat rigoroze por edhe përkufizimi i lëvizjes duke i klasifikuar sipas tri kategorive. Duhet të vazhdoj zbatimi i vendimeve të Qeverisë me kontroll rigoroz nga inspektorati, dhe të ketë kufizime në të gjitha degët e ekonomisë ku ka grumbullim të njerërzve. Ne do të kërkojmë raporte edhe nga policia”, ka thënë ai.

Zemaj ka thënë se në mënyrë rigoroze duhet të respektohen masat në institucionet publike dhe private.

“Në mënyrë rigoroze të respektohen masat në institucionet publike dhe private. Të bëhet ajrosja dhe dezinfektimi. Inspektoratet sanitare duhet të zbatojnë ligjin anti-COVID dhe të marrin masa”, ka shtuar ai.

Zemaj ka thënë se janë duke u angazhuar edhe në sigurimin e vaksinës për 75 për qind të popullsisë./Express/

Më Shumë

Qytetarët e Malishevës kërkojnë më shumë investime në infrastrukturë dhe bujqësi

Komuna e Malishevës ka njoftuar se po vazhdon me mbajtjen e dëgjimeve buxhetore në të gjitha fshatrat e saj, me qëllim që projektbuxheti për...

Igor Jovovic emërohet trajner i ri i Bashkimit

Klubi Basketbollistik Bashkimi ka njoftuar zyrtarisht emërimin e malazezit Igor Jovovic si trajner i parë i skuadrës për edicionin 2025/2026, duke synuar një etapë...

Lajmet e Fundit