10.3 C
Prizren
E enjte, 26 Mars, 2026

Zemaj vizitoi teqenë e sheh Rexhës dhe teqenë e sheh Bajramit

Ministri i Shëndetësisë, Armend Zemaj, ka vizituar teqenë e sheh Rexhës në Lukinaj të Hasit dhe Teqenë e sheh Bajramit në Demjan.

“Bashkëbisedova me udhëheqësit e këtyre dy institucioneve fetare rreth pandemisë dhe domosdosë që në objektet fetare, besimtarët t’u përmbahen rregullave anti-Covid-19. Qëllimi ynë i përbashkët është ruajtja dhe mbrojtja e shëndetit”, ka shkruar Zemaj në llogarinë e vet në “Facebook”.

 

 

“Solidariteti ndër njerëzor, në veçanti në kohët e infeksioneve si ky me covid-19, duhet të rritet, duke ruajtur njëri-tjetrin nga virusi i rrezikshëm”.

“E falënderova Shejhun e Teqesë në Lukinaj dhe Shejhun e Teqesë në Demjan për mikpritjen dhe bisedën e ngrohtë, ku përveç pandemisë, biseduam edhe çështjet që i preokupojnë qytetarët e Hasit dhe Kosovës.  Mbani maska gjatë lutjeve në objektet fetare!”, ka shkruar Zemaj.

Më Shumë

Besimtarët myslimanë sot festojnë Fitër Bajramin

Pas përfundimit të muajit të Ramazanit, besimtarët e fesë islame kremtojnë sot festën e Fitër-Bajramit. Manifestimi qendror për Fitër Bajramin, për Republikën e Kosovës,...

Vashat e Bashkimit një hap larg finales

KBF Bashkimi është vetëm një hap larg finales së Play-offit, pasi ka shënuar edhe fitoren e dytë radhazi ndaj KBF Prishtina. Prizrenaset triumfuan bindshëm në...

Lajmet e Fundit