7.7 C
Prizren
E enjte, 9 Prill, 2026

Zëvendësministrat pritet ta tensionojnë LDK-në

LDK-zyraPërzgjedhja e zëvendësministrave nga radhët e LDK-së, pritet t’i krijojë kokëçarje të madhe kryetarit të kësaj partie, njëherësh kryeministrit të Kosovës, Isa Mustafa.

Burime të gazetës “Tribuna” brenda LDK-së nuk e kanë përjashtuar mundësinë që Mustafa t’i emërojë disa zv/ministra jashtë listës së propozuar nga degët dhe nëndegët e kësaj partie.

Nënkryetari i kësaj partie, Haki Rugova ka thënë se përzgjedhja e ministrave do të bëhet në bazë të propozimeve të degëve. “Degët e bëjnë propozimin dhe partia vendos”, ka thënë ai.

Nga ana tjetër, njohës të çështjeve politike, vlerësojnë se pakënaqësitë në LDK janë në rritje, shkruan “Tribuna”. Sipas tyre, nëse edhe gjatë emërimit të zv/ministrave bëhen anashkalime, atëherë është e pritshme që brenda LDK-së të krijohet një grup i të pakënaqurve, i cili do të ndikonte negativisht në punën e Isa Mustafës si kryeministër.

Analisti, Artan Muhaxhiri, ka thënë se Isa Mustafa duhet të ketë kujdes në përzgjedhjen e zëvendësministrave, në mënyrë që t’i ikë shpërthimit të pakënaqësive brenda kësaj partie.

Më Shumë

Aksioni për pastrimin e Malishevës shtrihet në fshatrat Panorc, Rud dhe Llapçevë

Ka vazhduar sot aksioni për pastrimin e ambientit “Për Malishevën e pastër”, i cili po zbatohet në disa fshatra të komunës me qëllim të...

Ndahet nga jeta muzikanti prizrenas Florim Guhelli në moshën 58-vjeçare

Është ndarë nga jeta në moshën 58-vjeçare muzikanti prizrenas Florim Nijazi Guhelli, duke lënë pas një kontribut të çmuar në skenën muzikore vendore. I ndjeri...

Lajmet e Fundit