Qeveri pa UÇK

Isa mustafa  ,mbledhje qeverisIsa Mustafa është kryeministri i parë që po e udhëheq Qeverinë e Kosovës pa figurat kryesore të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, përderisa të gjitha mandatet e kaluara qeveritare shumica e ministrave kanë qenë komandantë të njohur në luftën e fundit.

Për dallim nga Qeveria “Thaçi 1 dhe 2”, që në përbërjen e saj kishte disa ministra që dikur kanë qenë pjesë e luftës së UÇK-së (Bajram Rexhepi, Agim Çeku, Fehmi Mujota, Ramë Buja…), në këtë përbërje qeveritare, përveç Thaçit, as edhe një emër të ministrit nuk mund ta gjesh se ka qenë pjesë e strukturave udhëheqëse të UÇK-së, shkruan “Zëri”.

“Pastrimi” i ekzekutivit nga njerëzit e luftës vlerësohet të jetë bërë në mënyrë të qëllimshme, pikërisht nga kreu i PDK-së, Hashim Thaçi, i cili kuadrot e luftës i ka “shfrytëzuar vetëm për të mbetur në pushtet”. /Zëri/

Më Shumë

Kuvendi i Malishevës shqyrton raportin vjetor dhe miraton një sërë vendimesh

Kuvendi i Komunës së Malishevës ka mbajtur mbledhjen e katërt të rregullt për vitin 2026, në të cilën janë shqyrtuar dhe miratuar disa pika...

Bashkimi ruan bërthamën e skuadrës: Vazhdojnë Bunjaku, Zeqiri dhe Shorter

Bashkimi ka njoftuar të premten në mbrëmje vazhdimin e bashkëpunimit me Valon Bunjakun, Lejson Zeqirin dhe Shanon Shorter. Kapiteni Valon Bunjaku ka rinovuar kontratën edhe...

Lajmet e Fundit