18.8 C
Prizren
E diel, 19 Maj, 2024

Zgjedhjet e reja me ligj të vjetër

zgjedhjet5Më shumë se tre vjet diskutime, vërejtje por edhe akuza e kundërakuza mes partive, nuk kanë mjaftuar që procesi i ndryshimit të Ligjit për Zgjedhjet e Përgjithshme të marrë fund. Tash kur po afrohet edhe mbajtja e zgjedhjeve të parakohshme, institucionet përkatëse e kanë përshpejtuar punën rreth miratimit të ligjit të ri, mirëpo pa sukses. Kosovarët, sërish pritet t’u drejtohen kutive të votimit me të njëjtin sistem zgjedhor sikurse në vitin 2010, ndonëse parregullsitë nga ky proces kanë qenë arsyeja pse është kërkuar reformë në këtë dokument.

Burime të gazetës Tribuna kanë bërë të ditur se është një pajtueshmëri e përgjithshme mes partive që të shkohet me ligj të vjetër, pasi nuk ka kohë të përgatitet ky proces me ligj të ri. Zgjedhjet planifikohen të mbahen në fillim të muajit qershor, ndërsa dokumenti ende nuk është votuar për herë të dytë në Kuvendin e Kosovës.

“Zgjedhjet planifikohen për qershor dhe tashmë nuk ka kohë që KQZ t’i bëjë përgatitjet e duhura, pasi duhen trajnime të komisionarëve dhe ambientimi i shumë çështjeve teknike me ligj të ri e që koha nuk e premton një gjë të tillë. Prandaj sipas të gjitha gjasave, do të shkohet me ligj të vjetër”, ka thënë burimi./Tribuna/

Më Shumë

Dy raketa hedhës me predha, granata dore – gjenden dhe konfiskohen arsenal armësh në shtëpinë e të dyshuarit në Prizren

Një person është arrestuar pasi që i njëjti pas një mosmarrëveshje ka shkaktuar dhunë fizike dhe psikike ndaj dy personave të tjerë, si dhe...

Ylli e barazon serinë finale ndaj Trepçës

Golden Eagle Ylli e ka barazuar serinë ndaj Trepçës, duke fituar me rezultat shumë të ngushtë në Suharekë. Ylli triumfoi me një pikë diferencë 80:79...

Lajmet e Fundit