Zhduket 37-vjeçari, policia: Na ndihmoni ta gjejmë!

Prej mëse dy ditësh një 37-vjeçar nga Durrësi rezulton i zhdukur dhe familjarët kanë vendosur në alarm policinë e qytetit bregdetar.

Drejtoria e Policisë Durrës kërkon ndihmën dhe bashkëpunimin e qytetarëve për gjetjen e shtetasit Mariglen Gjoroveni.

“Ai është larguar nga banesa më datë 01.10.2018 dhe nuk është kthyer më. Është rreth 1.70 cm i gjatë, ka të veshur një bluzë ngjyrë blu sportive, pantallona sportive dhe atlete ngjyrë të bardhë”, sqaron policia.

Nga deklarimet e familjarëve është evidentuar se shtetasi i mësipërm vuan nga shëndeti mendor.

Në rast identifikimi të tij, policia apelon të telefononi në numrin 0694110217.

Më Shumë

Tërheqja e 17 milionë eurove po dëmton shërbimet shëndetësore në Prizren

Qendra Kryesore e Mjekësisë Familjare në Prizren, ofron shërbime shëndetësore për qindra banorë të kësaj komune në zonat urbane dhe rurale. Sipas statistikave të marra...

Nuk ndalet Bashkimi, merret vesh me Divine Myles?

Bashkimi vazhdon me riorganizimin e skuadrës vetëm pak ditës pas mbylljes së kampionatit të sivjetm. Pas zyrtarizimit të vazhdimeve të kontratave me disa nga lojtarët...

Lajmet e Fundit