Zhdukja “misterioze”: Burri nga Samadrexha thotë se i ka ikur gruaja

Që prej 2 tetorit kur doli nga shtëpia në Samadrexhë të Suharekës, Emine Berisha, nuk u kthye më aty. 

Për 30 vjeçaren nuk dëgjoi kurrkush prej asaj dite, duke përfshirë këtu familjen e edhe burrin e saj. Ky i fundit ia mësyu menjëherë policisë për t’a raportuar si të zhdukur, por tek më pas e mori vesh se gruaja e kishte lënë dollapin e rrobave zbrazët.

Bashkëshorti i 30-vjeçares i tha Klan Kosovës se dyshon që gruaja e tij iku nga shtëpia me vetëdëshirë duke i lënë dy fëmijët e saj të vegjël vetëm, ndonëse me të e as me ndonjë anëtarë tjetër të familjes nuk kishte ndonjë problem.

Policia është vënë në kërkim të zonjës, duke ndërmarrë disa hapa për gjetjen e saj që deri tashti rezultuan të pasuksesshëm. Andaj me urdhër të prokurorit fotografia e të zhdukurës u bë publike në mënyrë që nëse dikush  nga qytetarët e sheh t’i lajmërojë menjëherë.

 

 

Më Shumë

Tjetërsimi i 18 pronave në Prizren, arrestohen dy të dyshuar për korrupsion e falsifikim dokumentesh 

Policia e Kosovës (PK) njofton se janë arrestuar dy persona të dyshuar për “Keqpërdorim të detyrës zyrtare” dhe “Falsifikim dokumentesh”. Policia bën të ditur se...

Kurban Bajrami, BIK publikon orën e faljes së namazit

Kurban Bajrami do të falet të mërkurën, më 27 maj 2026, në orën 05:40 në të gjitha xhamitë e Kosovës. Bashkësia Islame e Kosovës ka...

Lajmet e Fundit