Takim me qytetarët, PSD-ja shpalos programin në Prizren

Prizreni qe lokacioni i radhës i Partisë Socialdemokrate për të ndarë me qytetarët programin bazë.

“Është baza e propozimeve tona për të ndryshuar skemat tatimore dhe skemat sociale në Kosovë dhe po ashtu ndryshime që përfshijnë arsimin e hershëm dhe shëndetësinë publike”, tha sekretari organizativ i PSD-së, Nol Nushi.

Projekti po ashtu parasheh tatime të reja siç është ajo në trashëgimi, që një përqindje e saj t’i kthehet shoqërisë, taksë dividente për bizneset e politika për mbrojtje në punë, njofton Klan Kosova.

“Ndryshimet tatimore në të ardhurat personale, ku ata që fitojnë më shumë do të paguajnë më shumë tatim e ata që fitojnë më pak do të paguajnë më pak tatim” deklaroi tutje Nushi.

Këtij aktiviteti i kanë paraprirë të tjerë që filluan më 12 tetor, e do të vazhdojnë edhe gjatë javës së ardhshme në qytete të ndryshme të vendit.

Prizrenasit e pëlqyen nismën e PSD-së e duan më shumë investime në shkolla. Të hënën programi do të shpaloset në Gjakovë.

Më Shumë

Ndahet nga jeta veterani i UÇK-së dhe veprimtari Elbasan Xhezair Shoshaj

Ka ndërruar jetë veprimtari, mësuesi, patrioti, veterani i Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës dhe njëri prej themeluesve të celulave të para të UÇK-së për rajonin...

Xhevat Susuri vazhdon me Lirinë, firmos kontratë trevjeçare

Futbollisti Xhevat Susuri do të vazhdojë të jetë pjesë e Lirisë edhe për tre sezonet e ardhshme. Klubi prizrenas ka njoftuar se Susuri ka nënshkruar...

Lajmet e Fundit