5.9 C
Prizren
E martë, 31 Mars, 2026

Zidane te Juventusi, e thotë vetë ai

Zidane te Juventus? Përse jo. Francezi duket se ndez ëndrrat e tifozëve bardhezinj, ku me anë të një videomesazhi në drejtim të mbështetësve të tij torinezë lë shumë dyer e hapësira të hapura për atë që do të ishte rikthimi i tij i madh në Torino.

Ish-tekniku i Realit të Madridit, i cili vazhdon të jetojë në kryeqytetin spanjoll u drejtohet me fjalë që tingëllojnë të ëmbla mjaltë për veshët e tifozëve bardhezinj duke premtuar se shumë shpejt ai do të rikthehet në Torino.

“Ju përshëndes të gjithëve nga Madridi duke ju uruar të jeni mirë. Shpresoj që  shumë shpejt të vij e të shpenzoj kohë më ju, Forca Juve”, janë fjalët e teknikut që tingëllojnë një mesazh dashurie për të cilin drejtuesit bardhezinj janë gjithnjë vigjilentë për të përfituar nga momente të tilla kyçe dhe mund të shfrytëzojnë për ta bërë të ardhmen e bardhezinjve edhe më premtuese. Gjithnjë nëse diçka të tillë do ta lejojë Allegri.

Pas largimit nga klubit mbretëror Zidane është lakuar disa herë për angazhime të ndryshme, por tashmë ritakimi në klubin e Juventusit me një post drejtues për të mund të jetë më i prekshëm.

Më Shumë

Një dashuri dhe shtatë faje

Shkruan: Ag Apolloni Para tetë vjetësh, akademikët e ASHAK-ut e patën botuar Fjalorin Enciklopedik të Kosovës. Patën bërë aq shumë gabime, saqë vepra qe cilësuar...

Haradinaj nga Krusha e Madhe: Siguria është jetike, duhet ta mbajmë fort me Amerikën që të mos na përsëritet historia

Kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës (AAK), Ramush Haradinaj, ka bërë thirrje për forcimin e ushtrisë dhe ruajtjen e palëkundur të raporteve me...

Lajmet e Fundit